Shefi i Delegacionit të BE-së në Serbi, Emanuele Gjiofre, përshëndeti formimin e komisionit të përbashkët ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës për personat e zhdukur, duke e cilësuar si një hap të rëndësishëm në trajtimin e kësaj çështjeje humanitare. Ai theksoi se rreth 1.600 qytetarë, ende rezultojnë të zhdukur dhe u bëri thirrje autoriteteve të përfshira të punojnë për t’u dhënë përgjigje familjeve të tyre. Komisioni i përbashkët do të fillojë punën në janar 2025, nën drejtimin e një përfaqësuesi special. Në lidhje me themelimin e Asociacionit të Komunave Serbe, Gjiofre deklaroi se qëndrimi i Brukselit mbetet i pandryshuar, duke theksuar se të dyja palët në dialogun Kosovë-Serbi duhet të përmbushin obligimet e tyre. Ai rikujtoi rëndësinë e këtij hapi si pjesë e procesit të normalizimit të marrëdhënieve, duke nënvizuar pritjet për veprim konkret nga Prishtina. BE do të vazhdojë të insistojë në këtë drejtim për të çuar përpara dialogun dhe stabilitetin në rajon.
Kontrolloni gjithashtu
LVV shpenzoi mbi 4.5 milionë euro në 2025, më shumë se të gjitha partitë kryesore së bashku
Lëvizja Vetëvendosje ka shpenzuar mbi 4 milionë e 500 mijë euro gjatë vitit 2025, duke …
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
