Beate Meinl-Reisinger thekson mbështetjen për Kosovën dhe rëndësinë e dialogut me Serbinë

Ministrja e Jashtme e Austrisë, Beate Meinl-Reisinger, ka zhvilluar biseda telefonike me ministren e Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla, dhe atë të Serbisë, Marko Gjuriq. Në një deklaratë të saj, ajo ka theksuar se Austria ka qenë dhe do të mbetet një mbështetje e fortë për Kosovën dhe perspektivën e saj europiane. Po ashtu, ajo ka kërkuar nga të dyja shtetet, Kosova dhe Serbia, angazhim konstruktiv në Dialogun Beograd-Prishtinë, duke theksuar se kjo është një kërkesë thelbësore për përparimin e tyre në rrugën e integrimit në Bashkimin Europian.

Kontrolloni gjithashtu

Edi Rama: Shqipëria në BE në vitin 2030

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka ngritur sërish pragun e optimizmit europian, këtë herë nga …