leoni

Bedri Halimi

Bedri Halimi: Cili është roli i Serbisë në krijimin e Gjykatës Speciale për UÇK-në

Në një nga postimet e mia bëra një pyetje konkrete e të qartë ku thuhej “A ka dorë Serbia në krijimin e Gjykatës Speciale për UÇK-në”. Përgjigjja do të duhej të ishte “Po”, ose “Jo”, varësisht nga informacionet që mund të ketë secili komentues.

Në rastin kur përgjigjja jepet “Po” kjo nënkupton njohjen e sadopak gjërave që janë zhvilluar lidhur me UÇK-në dhe Serbinë. Madje edhe në mungesë të informacioneve të mjaftueshme, përfundimi i tillë për “Po” del logjik. Në disa raste kur përgjigjja jepet me “Po” nuk mungon edhe ndonjë koment që ka të bëjë me theksimin e të metave të ndryshme të institucioneve në Kosovë, e të cilat sado që të qëndrueshme të jenë, megjithatë janë jashtë domenit të përgjigjes në pyetjen konkrete.

Pra pyetja për “Po” kishte këtë rrjedhim.

Sikur të pyetej se cili ishte roli i deputetëve të Kosovës në formimin e gjykatës speciale, është tjetër pyetje dhe natyrisht kërkon përgjigjje më vete.

Sikur të pyetej se cili është roli i Hashim Thaçit në krijimin e gjykatës është tjetër pyetje, dhe rrjedhimisht kërkon përgjigjje që për këtë pyetje.

Sikur pyetja të ishte se cili ishte roli i LDK-së në ndonjë periudhë të caktuar, përgjigja gjithashtu do të duhej të ishte rreth pyetjes. Si rrjedhojë, disa fyerje që janë bërë nga disa komentues ndaj ndonjë personaliteti si Thaçit…apo ndonjë partie si LDK…, i kam fshirë, sepse përmes satusit tim nuk ka nevojë të sulmohet asnjë individ dhe asnjë parti.

Ndërkaq disa që janë përgjigjur me “Jo” janë të pakët në numër dhe këtë “Jo” janë munduar ta arsyjetojnë me komente të ndryshme, duke dalur jashtë temës, përkatësisht jashtë pyetjes së parashtruar.

Pati madje edhe komente mohuese të cilat janë jo vetëm rrjedhoj e mosnjohjes së gjërave, por janë edhe rrjedhojë e mllefit, përkatësisht urrejtjes së akumuluar brenda unit egocentrik të deklaruesit. Të thuash, “hajnat po i qojnë në Hagë” ëshë nonsens i llojit të veçantë, që nuk ka rrjedhë logjike. Nëse deklaruesi ka njohuri për hajninë e kujtdo qoftë, e ka vendin për tu deklaruar dhe për ti deponuar dëshmit e tij, dhe këto janë organet tona. Nëse s’ka besim në to, le të vazhdoj të deklaroj të EULEX-i. E pse jo, mund të provoj për tu deklaruar edhe dëshmitar vullnetar edhe në Hagë. Natyrisht nëse e pranojnë.

Të deklarosh se fajtor janë deputetët që e votuan këtë gjykatë, pra Parlamenti i Kosovës (e që në fakt nuk janë pa përgjegjësi), dhe të mos jesh në gjendje të deklarosh për rolin e Serbisë në ngritjen e Gjykatës Speciale për UÇK-në, kjo dmth se: me apo pa vetëdije dëshiron ta amnistosh Serbinë në këtë proces. Gjërat duhet të vlersohen në kontekstin e rrethanave kohore se kur kanë ndodhur. Natyrisht se edhe disa pjestarë të UÇK-së kanë të metat e veta, kush më shumë e kush më pak, varësisht nga pozicioni që ka në shoqëri. Por të deklarosh se në pyetje janë disa individ dhe jo UÇK-ja, kjo është të tregohesh i verbër përballë rrethanave të historisë. Sepse ata individ nuk janë kushdoqoftë, por janë individ të cilët në kohërat më të rënda, mbi supet e veta bartën peshën e udhëheqjes së luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Vetëm njerëzit e padenjë për tu sakrifikuar për lirinë e atdheut, janë në gjendje të mohojnë çdo kontribut, çdo sakrificë të kujtdo qoftë. Dhe këtu kemi të bëjmë me mohimin mekanik.

Natyrisht se lufta u zhvillua, dhe jo të gjithë e kanë ndjerë edhe peshën e okupimit në mënyrën e njejtë. Nuk është njejtë si të të kap plumbi në mish, si të të kap në këmishë, apo të mos i jesh ekspozuar fare asnjë rreziku.

Megjithatë këtu më poshtë duam të tregojmë pse shkaktarja kryesore e Gjykatës Speciale për UÇK-në është Serbia dhe jo Parlamenti i Kosovës. Serbia fillimisht mblodhi të ashtuquajturat dëshmi, e gjysëm dëshmi, duke fabrikuar gënjeshtra dhe duke i lansuar në opinionin ndërkombëtar. Ndër fabrikimet e këtyre gënjeshtrave arritën madje edhe deri te konkludimi se krerët e UÇK-së qenkan marrë me trafikimin e organeve të serbëve. Mbi bazën e këtyre fabrikimeve për të ashtuquajturat krimet monstruoze të shqiptarëve janë bërë propaganda, janë ngritur dilema, padi e madje edhe akuza në shkallë ndërkombëtare për shqiptarët. Argat të këtyre skenarëve antishqiptarë padyshim kishte të huaj dhe serb. Nuk po them ka edhe shqipëtar, ndonse historia ka vërtetuar jo vetëm një herë gjatë periudhave të ndryshme, se “ka shqiptarë që të dalin ispatë edhe për Has të Thatë”.

Këtu duhet të përmendim rolin e personaliteteve të caktuara të Serbisë si Milovan Drecun, Vladimir Vukceviç… të cilët tashmë edhe botërisht, me mburrje deklarojnë se është meritë ekskluzive e tyre furnizimi që i kanë bërë me të dhëna, segmenteve të caktuara të bashkësisë ndërkombëtare me në krye Dik Martin.

Po këtu duhet përmendur rolin destruktiv të individëve të UNMIK-ut gjatë periudhës së qëndrimit në Kosovë, kur me ngulm kanë kërkuar ndonjë të ashtuquajtur dëshmi të shqiptarëve kundër serbëve dhe kur ia kanë marrë nga duart hetuesve vendor hetimet për lëndë të caktuar të serbëve për krimet që kanë kryer ndaj shqiptarëve në Kosovë.

Natyrisht jashtë kësaj valleje antishqiptare nuk përjashtohet as Kalra Del Ponte e cila jo rastësisht e ngrit padinë ndaj Ramush Haradinajt me 5 mars 2005, datë kjo që korrespodon me 5 marsin e Adem Jasharit. Dhe epilogu në fund dihet se Ramushi doli i pafajshëm.

Këtu më poshtë po japim disa deklarime të disa personaliteteve të caktuara nga burime të ndryshme të informimit, me shpresë së këta që nuk e shohin rolin e Serbisë në formimin e Gjykatës Speciale të kenë mundësi që të shohin, përkatësisht të lexojnë apo të dëgjojnë me zë, dëshmi konkrete.

E tëra kjo, jo me shpresën se do të ndodh mrekullia te njerëzit që “inatin e kanë më të fortë se takatin”. Sepse këta njerëz nuk lexojnë, e aq më pak të ju intereson e vërteta. Atyre u intereson qëllimi, që në këtë rast, nuk mendoj te asnjëri nga miqtë e mi komentues.

Por është mirë të lexojnë, ata që akoma lexojnë dhe gjërat të mos vazhdojnë ti shikojnë sipas prizmit të monizmit të tyre intelektual.

Çka ka deklaruar prokuroria serbe për UÇK-në

Ish-kryeprokurori për krime lufte Vladimir Vukceviç tha për BIRN se ndërkohë që hetonin akuzat për trafikim organesh nga ana e ish-luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, autoritetet serbe mblodhën prova në lidhje me rolin e pretenduar të presidentit Hashim Thaçi në krimet e kohës së luftës, të cilat më pas iu kaluan hetuesve të Hagës.

 “Prokuroria e Hagës po hetonte krimet e komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës tashmë të kthyer në një politikan Ramush Haradinaj, i cili si përfundim u lirua nga akuzat, dhe kështu ata shkuan në Shtëpinë e Verdhë në Shqipëri, ku dyshohej se të burgosurve u ishin hequr organet, por ata nuk kishin një mandat për në Shqipëri, sepse vetë Gjykata e Hagës ishte ekskluzivisht për vendet e ish-Jugosllavisë”, tha Vukceviç.

Ata ia përcollën ato që gjetën raportuesit të Këshillit të Europës Dick Marty, i cili më pas publikoi një raport që pretendonte se liderët e UÇK-së, përfshirë Thaçi, ishin të përfshirë në “trafikim organesh, rrëmbime dhe keqtrajtim të të ndaluarve” gjatë luftës.

Çka deklaron dhe çka ka vepruar Milovan Drecun?

Kryetari i Këshillit për Kosovën në Kuvendin e Serbisë, Milovan Drecun ka deklaruar:

“Për herë të parë kemi bërë koordinimin e të gjitha shërbimeve tona, organeve kompetente shtetërore dhe të Këshillit të Kuvendit, të cilat kanë fakte e dëshmi për krimet konkrete që i ka bërë UÇK. Arkivi, përkatësisht baza e shënimeve që do ta formojmë, do të ketë të gjitha njohuritë për urdhërdhënësit, përmbaruesit dhe dëshmitarët e krimeve. Përmes Prokurorisë sonë për Krime lufte, të gjitha këto njohuri do t’ia dërgojmë Gjykatës Speciale për krime lufte të UÇK-së e cila do t’i gjykojë pjesëtarët e saj”, ka thënë Drecun për “Veçernje novosti”,

“Kam kuptuar që ata, nga pamundësia, siç janë shprehur, për të bërë procedimin e të gjitha krimeve, sepse ka pasur shumë krime, do të shkojnë në variantin e Ndërmarrjes së Përbashkët Kriminale, gjë që është formuluar në këtë aktakuzën e parë të vërtetuar. Kjo disi ka kaluar pa u vënë re në opinionin publik, por që ky formulim është shumë i rëndësishëm, pra Ndërmarrja e Përbashkët Kriminale ka ekzistuar”, ka thënë ai.

Dhe jo vetem kaq. Milovan Drecun per ‘punen’ e tij lavdrohet publikisht e madje edhe falenderohet publikisht, edhe keshtu: “Unë që në fazën e parë nga zotëri Schëendiman kam marrë falënderim, madje me dorë e ka shkruar falënderimin e veçantë, gjë që nuk është e zakonshme, sepse qartësisht i kemi ndihmuar shumë, së paku në atë fazën fillestare, që ata të ndajnë drunjtë nga mali, të shohin në cilat drejtime lëvizin”, ka thënë ai.

https://gazetascanner.com/milovan-drecun-serbia-ia-dha…/

https://xn--cdaaa.youtube.com/ëatch?v=ExdzxisRKQI

Kush është Milovan Drecun?

Ishte redaktor i politikës së jashtme në gazetën “Narodna armija”. Pas shpërbërjes së Jugosllavisë së RSF-së në 1992, ai u bashkua agit propit të Millosheviit, në Radio Televizionin e Serbisë (RTS) ku më 1993 ishte komentator ushtarako-politik, më së shumti ndiqte ngjarjet në Kosovë. Në kohën e bombardimeve të NATO-s në 1999, ai ishte një reporter i RTS nga Kosova. Ai u largua nga Kosova së bashku me njësitë e Ushtrisë Jugosllave pasi nënshkroi një marrëveshje ushtarako-teknike në Kumanovë më 12 qershor 1999. Pas bombardimeve të NATO-s, ai ishte midis tetë të parëve të dekoruar me urdhra për trimëri. Ka shkruar disa libra për ngjarjet në Kosovë si:

Kosmetska legenda

Brate, gde je naša Srbija

Alahovi ratnici

Drugi kosovski boj

Rat za Kosovo

Për më tepër po japim një pjesë të shkrimit të Bardhyl Mahmutit rreth këtij:

Funksioni që ushtron aktualisht ai është domethënës për të kuptuar vazhdimësinë strukturore të regjimit të Millosheviqit. …

Po rikujtoj se gjatë agresionit ushtarak serb mbi Kosovën Drecun ishte gazetari për çështje ushtarake i Radio Televizionit të Serbisë. Në këtë cilësi ai volli pareshtur vrer dhe nxiti në maksimum urrejtjen kundër shqiptarëve. Në veçanti u shqua për “intervistën ekskluzive” me Bekim Mazrekun, të riun që e kishin torturuar tmerrësisht derisa e kishin detyruar të pranonte se gjoja kishte marrë pjesë në ekzekutimin e civilëve serbë në Kleçkë. Akuza për gjoja djegien e kufomave të civilëve serbë në “Krematorin e Kleçkës” është akuzë e shpërndarë në përmasa shumë të mëdha te gazetarët e huaj që vinin në Media Centar-in e krijuar nga regjimi, pikërisht nga Drecun.

Krahas kësaj, një rol të rëndësishëm luajti në shpërndarjen e gënjeshtrës se gjoja në fshatin Reçak nuk ishin vrarë civilë shqiptarë por “ushtarë të UÇK, të cilëve, me udhëzime të instruktorëve amerikanë dhe britanikë, i kishin veshur me tesha civilësh dhe i kishin gjymtuar për të krijuar përshtypjen se kishte ndodhur një masakër”. Për të gjitha nxitjet dhe gënjeshtrat që kishte bërë kundër shqiptarëve gjeneralkoloneli famëkeq serb Nebojsha Pavkoviqi e dekoroi me dekoratën më të lartë që ndonjëherë kishte marrë ndonjë gazetar.

Pas përfundimit të luftës në Kosovë dhe tërheqjes së forcave serbe Bekim dhe Luan Mazreku, pasi ishin dënuar në procesin e montuar gjyqësor nga 20 vjet burg, u liruan nga Gjykata Supreme e Serbisë si të pafajshëm.

Pas përfundimit të luftës në Kosovë u ndriçua në tërësi akti gjenocidar i kryer në fshatin Reçak.

Për përgjegjësitë në krimet e kryera në Kosovë, gjeneralkoloneli famëkeq Pavkoviq u dënua nga Gjykata ndërkombëtare e Hagës me 22 vjet burg. Ndërsa, njëri nga të dekoruarit e tij, Milovan Drecun-i, i cili kishte marrë pjesë në nxitjen e akteve të dhunës, në montimin e proceseve kundër vëllezërve Mazreku dhe në fshehjen e gjurmëve të gjenocidit, nuk u dënua.

Kontrolloni gjithashtu

Ylli Mece

YLLI MEÇE: DHE BOTA RRI E VROJTON KASAPANËN , NË LINDJEN E MESME…

Pakëz histori ———– Çështja arabe në përgjithësi por dhe ajo çifute në veçanti ka një …