Bedri Halimi: PROKURORI LIBERAL DHE PËRDHOSJA E SIMBOLEVE KOMBËTARE

Bedri Halimi: PROKURORI LIBERAL DHE PËRDHOSJA E SIMBOLEVE KOMBËTARE

Rasti i përdhosjes së flamurit kombëtar nga një i ri i moshës së mitur, që u postua në rrjetje sociale e media të ndryshme, shkaktoi indinjatë te të gjithë ata që e panë, dëgjuan apo lexuan për këtë rast.
Gjithashtu u dëgjua informata se nga policia e Kosovës, qenka marrë në pyetje delikuenti adoleshent, në prani të prindit.
Pastaj, pasi delikuenti qenka penduar, me kaq rasti qenka mbyllur.
Mosnjohja e ligjit, nuk të amneston nga përgjegjësia. Dhe këtë punë, organet e ndjekjes, e veçmas prokuroi e din mirë.
Po prokurori I këtij rasti, e paska zbutur zemrën aq shumë, sa që i paska mbyllur sytë para këtij veprimi.
Nuk themi se adoleshenti delikuent, duhet të varet në litar, sepse edhe ligji nuk e parasheh këtë gjë, por të shpëtoj pa një denim, qoftë edhe simbolik, kjo mund të ndodh vetëm në Kosovë dhe te ndonjë prokuror i tipit si ky, që emrin nuk ja di, dhe as që do të doja të ja mësoja.
Gjoba simbolike do të ishte qoftë në para, e sidomos, me masën “mbikëqyrje e shtuar nga ana e prindërve”. Kësi mase ka pasur edhe gjatë monizmit.
Prokurori, edhe nëse personalisht s’ka as ndjenjë e as respekt për flamurin kombëtar (lum ne që kemi prokuror të tillë), do të duhej të vepronte, jo për vete, sepse, duket se nuk ka motiv shpirtëror. Por për dy arsye:
E para, për arsye të ligjit.
Dhe e dyta, për arsye të opinionit, pra të popullit shqiptar.
Po sikur një veprim të tillë, po ky adoleshent delikuent, ta kishte bërë duke e përdhosur flamurin serb, si do të kishte vepruar ky prokuror?
Mosmarrja e asnjë mase ndaj një veprimi të tillë, lë hapsirë veprimi për “delikuentë” të tjerë, të cilët në emër të të drejtave dhe lirive të njeriut, i japin vetës të drejtë për të bërë edhe akte të tilla të shfrenuara. Si para ca vitesh, kur një mosntrum njeri, bëri një veprim kriminal me bustin e Skenderbeut.
Këto raste, sado të izoluara qofshin, meritojnë të trajtohen seriozisht.
Përndryshe, mosmarrja e masave ndaj veprimeve të tilla kriminale, e ushqejnë të keqen, dhe në mënyrë indirekte e përkrahin atë.
Të gjitha këto flasin për domosdoshmërinë e hartimit dhe plotësimit të bazës ligjore që t’i qartësojnë këto gjëra, ashtu siç janë të qartësuara te të gjithë popujt e civilizuar.

Kontrolloni gjithashtu

Shoqata e ish të Burgosurve Politikë të Kosovës e kujton atdhetarin dhe veprimtarin e shquar Adem Demaçin

7 vjet më parë u nda nga jeta fizike, Adem Demaçi, por për jetë e mot do të jenë gjallë, idetë, shembulli dhe mësimet e tij

Më 26 korrik të vitit 2018 vdiq, Adem Demaçi. U lind në maj të viti …