Bedri Halimi: TRI MARRËVESHJE TË PAQËS TË VENDOSURA NGA PËRENDIMORËT, QË SULMOHEN NGA BRENDA

Janë tri marrëshveshje në Ballkan, që sulmohen në të njëjtën kohë dhe në të njëjtën mënyrë.
Jemi dëshmitarë të mendimeve të ndryshme rreth problemeve të ndryshme, por edhe për probleme të njëjta. Secili gjykon sipas prizmit të mendësisë së tij, e disa edhe nga prizmi i subjekteve politike që i takojnë.
Marrëveshjet kryesore për Ballkan që janë bërë të njohura publikisht kaherë janë:
Marrëveshtja e Dejtonit
Projekti i Atisarit dhe
Marrëveshja e Ohrit.
Te tri marrëveshjet e përmendura janë të miratuara nga faktori perëndimor ndërkombëtar:
Për Bosnjen e Hercegovinën, dihet se me Marrëveshjen e Dejtonit, u ndal lufta. Çdo dalje nga kjo formulë, nënkupton rikthimin e luftës. Ata që duan ta bëjnë këtë, janë kundër paqes që e vendosen perendimorët. Orientimi politik i atyre që e duan këtë gjë, është pro rus, dhe antipërendimor. Prandaj Amerika së bashku me Evropën, palës serbe në Bosnje pos masave tjera që dihen, i kërcnohet edhe me ndërhyrje ushtarake po ndërmorri veprime të njëanshme.
Plani i Atisarit doli pas luftës së zhvilluar në Kosovë. E vendosën ndërkombëtarët, pra perendimorët. Çdo ndryshim i njëanshëm do të thotë tensionim dhe rikthim i tensioneve të luftës. Kjo gjë u shkon për shtati faktorit serbë, përkatësisht, projekteve ruse, për orientimin e kësaj pjese të Ballkanit dhe rritjen e ndikimit nga Rusia. Janë të qarta interesat shqiptare për ndryshime pozitive, por, a mund ta bëjë faktori shqiptar një gjë të tillë pa përkrahjen perendimore, ku për çdo gjë që u arrit në Kosovë, u arrit vetëm me ndihmën e përendimorëve në krye me SHBA: lufta, çlirimi, shpallja e pavarësisë, njohjet ndërkombëtare, lobimi për njohjet ndërkombëtare, etj. Kur do ta njihte për shëmbull pavarësinë e Kosovës, Mali i Zi e Maqedonia, pa Amerikën?
Tensionimi i njëanshëm nga shqiptarët do t’i shtynte ndërkombëtarët të bënin dy gjëra: ose të largohen nga Kosova, ose të ndërmarrin hapa radikal ndaj palës shqiptare. Përderisa një gjë të tillë e kanë paralajmëruar në Bosnje.
Marrëveshja e Ohrit, sulmohet gjithashtu nga brenda, por nga pala maqedone. Ata që e luftojnë Marrëveshjen e Orit janë maqedonët. Marrëveshjen e Ohrit e sollën perendimorët. Dalja nga parimet e marrveshjes së Ohrit i konvenon Serbisë dhe Rusisë, duke i tensionuar gjërat me shqiptarët dhe Bullgarinë.
Nëse shqiptarët nuk heshtin ndaj këtij qëllimi të zhbërjes në praktikë të gjendjes në terren, faktori ndërkombëtar e ka të domosdoshëm ndërhyrjen ndaj palës maqedone. Por faktori shqiptarë duhet të jetë në lartësinë e kryerjes së detyrave të veta, duke bashkëpunuar me faktorin ndërkombëtar përendimor.
Te tri këto marrëveshjet e përmendura, janë marrëveshje euro – atlantike, që kanë synim vendosjen e paqes në hapsirat e caktuara, e që mund të shëndrrohen si vatra krize.
Veprimet e kundërta të këtyre marrëveshjeve, nuk janë asesi euro atlantike, por e kundërta. Janë veprime të projekteve e të ndikimeve ruse në Ballkan.

Kontrolloni gjithashtu

Arkitekti Arianit Bytyçi: Të ndërtohet Muzeu i Luftës së UÇK-së dhe Qendra Protokollare Shtetërore, në Divjakë

Arianit Bytyçi: Besimi i brezit tonë në luftën e UÇK-së dhe kritika e hapur për projektin e robërisë së re të Christopher Hill-it

“Për idealin e Fehmiut, Xhevës dhe trimave të tjerë të lirisë, që ranë në mbrojtje …