1.
Puna e luftës me Serbinë ka kohë që ka ndodhur.
Me argat e pa argatë.
Kush si të doje mund ta konsideroj.
Ama lufta ka ndodhur.
E keqe, e mirë, me të meta, me dobësi, si të dojë gjithkush mund ta quaj.
Ama lufta ka ndodhur.
2
Secili ka pasur mundësinë ta jap kontributin e vet në mënyrën që dashur e mundur.
Apo më mirë të themi, në mënyrën që ja ka mbajtë prapanica që të inkuadrohet.
3
Dikush ka qëndruar anash.
Dikush ka bërë sehire.
Dikush nuk është kyq në luftë, sepse sipas tij ka qenë dashur UÇK-ja të kishte mjete të sofistikuara.
Të ketë pasur raketa.
Aeroplana.
Helikoptera.
Ndoshta edhe anije, sepse ka mendësi sipas së cilës, para se të filloj lufta, UÇK ka qenë dashur t’i ketë edhe anijet e veta për bartjen e armatimit.
4
E tash, dikush e ka qit furkën në krah dhe tjerr lesh.
Për luftën pra.
Ka qenë e keqe -thotë.
Është zhvilluar keq – thotë sërish.
Joprofesionale.
Ka pas komplot nga filani a fisteku.
5
Nëse dikujt tollosum ju ka bë filani apo fisteku në radhët e UÇK-së, tollosum a ju ka bërë Serbia?
Tollosum a ju ka bërë Kosova?
Serbia ishte.
Vajti.
Iku.
Nuk kthehet më.
6
Tash numërohen gabimet.
Por jo te vetat.
Të të tjerëve.
Ndërkohë që shumëkush i numëron varret.
Shumëkush akoma merret me plagët.
E dikush nga logjika iracionale, për të gjitha këto fajtore e bën luftën joprofesionale.
7
Ok.
Le të numërohen të gjitha këto nga ata që kanë kohë.
Por numërimin nuk e bëjnë për ta akuzuar Serbinë.
Nuk e bëjnë për t’i kompletuar të dhënat.
E bëjnë për ta akuzuar ndonjërin, apo edhe të gjithë ata që luftuan.
Por kjo nuk e ndërron tashmë me asgjë, gjendjen historike të asaj që ka kaluar.
8
Ka pasur njerëz, individ, pas luftës, që e ka hëngër lavdinë e vet.
Ka pasur e ka individ, për mendësinë e të cilëve, shumë moti e ka pas thënë një shkrimtar, se ndonjë individ aq shumë ka dhënë për luftën, sa që për kontributin e dhënë meriton me ja ngritur një lapidar 7 metra…
Por po i njëjti individ, për veprimtarinë e pas luftës, e meriton me e varë në lapidarin e tij.
Po të tillë janë ndonjë individ e jo shumë, apo jo?
9
Por gjërat nuk ka nevojë të përgjithësohen. Përgjithësimin e bëjnë vetëm njerëzit e ultë, që ushqehen nga smira, xhelozia.
Ata rrinë duke e mohuar punën e të tjerëve.
Smira, xhelozia janë jo vetëm vese të këqija, por ato mund të kalojnë në sëmundje shpirtërore.
10
Njerëzit vlerësohen nga veprimet praktike që kanë bërë në shoqëri dhe jo nga deklarimet verbale:
qoftë për mohimin e punës së të tjerëve,
qoftë për lavdërimin e vetvetes.
11
Keq e mirë apo mirë e keq, kjo punë tashmë i takon historisë.
Tash është në pyetje e tashmja dhe e ardhmja.
Ai që rrin duke shikuar prapa, nuk është duke e shijuar të tashmen dhe nuk ka vizion për të ardhmen.
12
Mjerisht, logjika iracionale e ndonjë individi shkon deri aty sa që më i lumtur do të ishte sikur të ishte ende Serbia në Kosovë, sepse ky do të kishte mundësinë ta shante, dhe me këtë ta vetshpallte veten trim, sepse e ka shajtur Serbinë.
Dhe të sharën e ka bërë, jo në Kosovë, ku hipotetikisht do të ishte Serbia, por të sharën do të ja bënte larg, nga ndonjë vend përendimor.
13
Mendësia e tillë, mendon se çeshtja kombëtare është një strajcë apo thes që e ka kapur në shpinë, dhe ngado që shkon – përsonazhi i kësaj logjike – e bartë me vete.
Nëse dikush helbete, bën ndonjë veprim për patriotizëm, pa le pastaj të bëjë ndonjë veprim praktikë, kjo logjikë do ta konsideronte blasfemi.
Sepse përsoni i tillë, i është përzie në diçka, që kjo logjikë e ka shëndërruar në pronë të tij shpirtërore.
Kjo logjikë është për keqardhje.
14
Njeriu mund të jetë i mirë dhe i mjerë njëkohësisht. Siç mund të bëjë keq edhe pa vetëdije. Por si e keqja që e bën njeriu me qëllim, si e keqja që mund të bëhet pa qëllim, e keqe quhet.
15
Urojmë që gjërat të vlerësohen jo në prizmin e logjikës së njëtrajtshme të egocentrizmit të logjikës feudale.
Kemi nevojë për mohim, ama për mohim dialektik të gjërave e proceseve.
Mohimi dialektik është kur mbi bazën e punës së sotme, ja tejkalojë punës së djeshme, por duke mos e mohuar punën e deridjeshme.
Mohuesit mekanik shëndërrohen në formalist.
E formalizmi është një kokërr arre pa thelb brenda.
16
Kësaj logjike, sikur të ja jepnin kallashnikovin në dorë, dhe përpara me ja qitë ata që janë në Hagë: Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin, Rexhep Selimin, si dhe afër tyre sikur ta kishin afruar Sllobodan Millosheviqin, do t’i thoshin MIllosheviqit, largohu pak, se mos po të kapi pahiri.
17.
Ukshin Hoti për këtë logjikë thoshte, këta kanë vakt, me e nda edhe qimen përgjysmë!
18.
Njani e tregoi këtë anekdotë: Kishte qenë një mi me bisht, dhe një mi tjetër cubel, pra pa bisht. Te dy minjtë, një ditë kishin hyrë në një fllanik. Aty kishte qëlluar pos tjerash edhe një kavanoz i mbushur me mjaltë. Kavanozi ishte i hapur. Por minjtë nuk po munden me e mbërri mjaltin për ta ngrënë. Miu me bisht, e fut bishtin në mjaltë dhe e kthen nga goja për ta lëpirë. Fillon e han mjaltë në këtë mënyrë. Kurse miu bishtcubel, vet nuk po mundet me ngrënë mjaltë se nuk po mundet me e arrijtë. Kur e sheh shokun e tij se po han mjalt përmes bishtit, i thotë: Rras haram rras!
Thonë se dy minjtë, (njëri më bisht e tjetri pa bisht), janë zënë mes vete, për shkak mjaltit, ku njëri hante përmes bishtit, e tjetri nuk mund të hante për shkak të mungesës së bishtit. Mes tyre filloi grindja që përfundoi me luftim fizik, e që duke luftuar, ranë në gjiriz te dy, nga nuk mundnën të dalin më në sipërfaqe të tokës.