Bedri Hamza është shprehur i lumtur se shumë qytetarë po e vlerësojnë PDK-në si alternativë për një Kosovë më të mirë

Bedri Hamza është shprehur i lumtur se shumë qytetarë po e vlerësojnë PDK-në si alternativë për një Kosovë më të mirë

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza në mbledhjen e Këshillit Drejtues të partisë, ka falënderuar të gjithë anëtarët për mobilizimin dhe organizimin në nivelin qendror dhe lokal për fitoren e PDK-së në zgjedhjet e përgjithshme, më 9 shkurt. Ai është shprehur i lumtur se shumë qytetarë po e shohin PDK-në si alternativë për një Kosovë ma të mirë. Tani jemi në dy   muajt më të rëndësishëm për ne si familje politike, për Kosovën si shtet, prandaj lëvizni çdo gur, siç i keni lëvizur për çdo fitore në të kaluarën. Punoni në qendrat tuaja dhe afroni njerëzit. Ashtu siç kemi vendosur të garojmë me slloganin Kosova mundet ma mirë, duhet ta dini që edhe PDK-ja mundet ma mirë! Të gjithë ne këtu mundemi ma mirë! Bashkë jemi më të fortë!”, ka thënë Bedri Hamza.

Kontrolloni gjithashtu

Jehona Lushaku-Sadriu: Bota është kthyer kundër Kosovës, për faj të Qeverisë Kurti

Jehona Lushaku: Lirinë e medias duhet ta duam siç kemi dashur Kosovën e lirë

Deputetja e LDK-së, Jehona Lushaku, ka reaguar me tone të forta pas publikimit të indeksit …