Kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka deklaruar se Kosova ndodhet para një zgjedhjeje vendimtare, duke theksuar se vendi ka vetëm dy alternativa: ecjen përpara ose kthimin mbrapa. Në një videomesazh drejtuar qytetarëve, Hamza tha se zgjedhjet e 28 dhjetorit përfaqësojnë një moment kyç për të ardhmen e vendit. Sipas tij, qytetarët duhet të vendosin mes vazhdimit të një rruge që sjell kaos, pasiguri dhe ndarje, apo një orientimi të ri drejt stabilitetit, zhvillimit dhe shpresës. “Unë zgjedh të ecim përpara, për familjet tona, për fëmijët tanë dhe për Kosovën,” theksoi Hamza, duke u bërë thirrje qytetarëve që të mbështesin një vizion që garanton siguri, mirëqenie dhe perspektivë më të mirë për gjeneratat e ardhshme. Hamza përmbylli mesazhin me thirrjen “Të gjithë përpara”, duke e paraqitur këtë si sloganin e angazhimit të tij politik dhe të PDK-së për një Kosovë më stabile dhe më të zhvilluar.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
