Bedri Hamza: Në mëngjesin e 14 dhjetorit, ata ranë në rrugën e lirisë, duke e përjetësuar emrin e tyre në historinë e lavdishme të Kosovës

Kandidati për kryeministër nga Partia Demokratike e Kosovës, Bedri Hamza me bashkëpunëtor, ka bërë nderime në ka bërë homazhe në varrezat e fshatit Marinës të Skenderaj, për të përkujtuar 27-vjetorin e rënies së komandantit Mujë Krasniqi dhe 41 dëshmorëve të tjerë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.  Ai e ka vlerësuar lartë luftën heroike të Mujë Krasniqit dhe bashkëluftëtarëve të tij dhe kontributin e tyre për çlirimin e Kosovës. “Në mëngjesin e 14 dhjetorit, ata ranë në rrugën e lirisë, duke e përjetësuar emrin e tyre në historinë e lavdishme të Kosovës. Sakrifica e tyre është trashëguar brez pas brezi dhe në këtë ditë, që përkon edhe me përvjetorin e themelimit të Ushtrisë së Kosovës, nderimi për ta merr një kuptim edhe më të thellë. Liria dhe shteti që gëzojmë sot janë ndërtuar mbi sakrificën e heronjve, dëshmorëve dhe martirëve tanë. Lavdi e përjetshme komandantit Mujë Krasniqi dhe të gjithë të rënëve për lirinë tonë!” ka shkruar kryetari i Partisë Demokratike e Kosovës, Bedri Hamza.

Kontrolloni gjithashtu

ZPS përfundon paraqitjen e provave në rastin ndaj Hashim Thaçi dhe të tjerëve për pengim të drejtësisë

Zyra e Prokurorit të Specializuar ka përmbyllur paraqitjen e provave në çështjen gjyqësore për pengim …