Jasharët e Prekazit nuk e mbrojtën vetëm pragun e shtëpisë, por dinjitetin e shqiptarëve

Bedri Hamza për lirimin me kusht të ish-pjesëtarëve të UÇK-së: Lajm i mirë, por drejtësia mbetet e mangët pa kthimin e të gjithëve

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka reaguar pas vendimit për lirimin me kusht të Bashkim Smakajt, Fadil Fazliut dhe Haxhi Shalës, duke e cilësuar këtë zhvillim si një lajm të gëzueshëm për familjet dhe opinionin publik. Megjithatë, Hamza ka theksuar se gëzimi nuk mund të jetë i plotë përderisa ish-krerë të tjerë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës vazhdojnë të mbahen në paraburgim në Hagë. Sipas tij, drejtësia mbetet e mangët derisa secili prej tyre të rikthehet në shtëpi. “Ky është një lajm i mirë, por jo i mjaftueshëm. Përderisa edhe një i vetëm prej çlirimtarëve vazhdon të mbahet atje, nuk mund të flasim për drejtësi të plotë”, është shprehur Hamza. Në reagimin e tij, ai ka përsëritur qëndrimin se lufta e UÇK-së ka qenë e drejtë, e pastër dhe çlirimtare, e udhëhequr nga ideali i lirisë dhe mbrojtjes së popullit.

Kontrolloni gjithashtu

Deklaratat e Prokurorisë në Hagë nxisin kritika: pretendime të forta, interpretime të kontestuara për rolin e UÇK-së

Në gjykaten speciale në Hagë po vazhdojnë deklaratat përfundimtare në procesin gjyqësor ndaj Hashim Thaçit …