Jasharët e Prekazit nuk e mbrojtën vetëm pragun e shtëpisë, por dinjitetin e shqiptarëve

Bedri Hamza: Vetëvendosje po e mban peng formimin e institucioneve – PDK e gatshme të votojë pa kushte

Kandidati për kryeministër nga Partia Demokratike e Kosovës, Bedri Hamza, ka akuzuar drejtpërdrejt Lëvizjen Vetëvendosje dhe partnerët e saj të koalicionit për bllokimin e zgjatjes së krizës institucionale që po zvarritet prej më shumë se katër muajsh pas zgjedhjeve të fundit parlamentare. Hamza kritikoi dështimin e njëpasnjëshëm në zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit, duke e cilësuar si mungesë të vullnetit politik nga shumica. Ai tha se PDK është e gatshme të ndihmojë për tejkalimin e kësaj bllokade, madje pa vendosur asnjë kusht dhe pa kërkuar ndonjë përfitim politik. “PDK-ja është shumë gjeneroze. Nuk po kërkojmë as emra, as poste. Po themi: nga 40 deputetët që nuk janë pjesë e qeverisë, cilindo propozojeni dhe PDK e voton,” deklaroi Hamza. “Afati i fundit për aprovimin e buxhetit është 31 tetori. Nëse nuk miratohet, shteti mbetet pa mundësi për pagesa të rregullta – pa paga, pa pensione, pa asnjë funksionim normal financiar,” theksoi ai. “Është absurde të thuhet ‘i kemi votat për qeveri, por jo për kryeparlamentarin’. Nëse i ke votat për qeveri, nuk ka asnjë arsye të mos i kesh për kryetarin e Kuvendit. Kjo është lojë fjalësh dhe mashtrim publik,” tha ai. “Nëse nuk iu duhet vota dhe ndihma jonë, fare të mos na pyesin. Por mos e bëni bllokadën dhe më pas fajësoni opozitën.”

Kontrolloni gjithashtu

12 Qershori 1999: Dita kur NATO hyri në Kosovë dhe nisi epoka e re e lirisë

Më 12 qershor 1999, trupat e para të këmbësorisë së NATO-s, hynë në territorin e …