Prokuroria ngriti aktakuzë kundër 19 vetave, në mesin e tyre: Mimoza Kusari-Lila, Besim Beqaj, Dardan Gashi e Nenad Rashiq

Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi janë personat e arrestuar sot nën dyshimin për spiunim për agjencinë e inteligjencës serbe BIA

Prokuroria Speciale e Kosovës njofton se pas zhvillimit të hetimeve disamujore, sot në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe AKI-në, ka zhvilluar bastisje në dy lokacione të Kosovës dhe ka arrestuar dy persona me nënshtetësi kosovare, të dyshuar për kryerjen e veprës penale spiunimi. Prokuroria ndaj të dyshuarve ka nxjerrë aktvendim për ndalim prej 48 orësh dhe ndaj të njëjtëve do të ndërmerr të gjitha veprimet e nevojshme hetimore. Shtetasit e Kosovës nga Ferizaj, Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi, janë personat e arrestuar sot nën dyshimin për spiunim për agjencinë e inteligjencës serbe BIA.

Kontrolloni gjithashtu

Ekspertë të njohur të rrethanave të sigurisë në Ballkan, deklarojnë se qëllimi i kërcënimeve është destabilizimi i Kosovës

 Deklaratat alarmante për kërcënime ndaj Kosovës nga grupe paraushtarake serbe janë interpretuar si përpjekje për …