leoni

Behar Haziri: Me 1 miliard euro, në vend të një rruge, mund të ndërtohen 50 fabrika të mëdha për 50. 000 punëtorë

Behar Haziri: Me 1 miliard euro, në vend të një rruge, mund të ndërtohen 50 fabrika të mëdha për 50. 000 punëtorë

Profesori universitar, Behar Haziri, e ka quajtur mjerim institucional investimin prej 1 miliardë eurosh që do të bëhet për ndërtimin e autostradës së Dukagjinit. Ai ka shkruar se këto para mund të investohen për projekte më “profitabile” e këtu ka përmendur edhe ndalimin e ikjes së të rinjve nga Kosova. Me 1 miliard mund të ndërtohet Termoelektrana dhe Kosova të gjenerojë të ardhura të mëdha nga shitja e rrymës. Me 1 miliard mund të ndërtohet kompleksi supermodern në Brezovicë dhe nga turizmi të fitohen qindra milion euro në vit; Me 1 miliard mund të ndërtohen 50 fabrika të mëdha dhe të punësohen mbi 50000 qytetarë të rinjë Kosovarë; Me 1 miliard mund të ndryshohet gjendja e punësimit në Kosovë dhe të ndalohet ikja masive e të rinjve nga Kosova. Në Kuvendin e Kosovës po diskutohet për gjendjen e krijuar së fundmi me ikjen e shumë qytetarëve nga vendi.

Kontrolloni gjithashtu

Mjekët kanë bërë thirrje për kujdes nga ekspozimi ndaj temperaturave të larta

Mjekët kanë bërë thirrje për kujdes nga ekspozimi ndaj temperaturave të larta. Ata kanë thënë …