Bëhet e ditur zyrtarisht se Kosova nuk do të jetë në agjendën e mbledhjes së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës

Bëhet e ditur zyrtarisht se Kosova nuk është në agjendën e mbledhjes së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës. Pavarësisht se mbështetja e deklaruar nga shtetet e fuqishme vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes, është e qartë se rruga e Kosovës drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës do të jetë më e gjatë dhe më komplekse se sa është parashikuar fillimisht. Këtë e bëjnë të qartë zhvillimet e fundit nga agjenda e takimit të Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës që do të takohen  të premten. Zyrtarja për informim në Këshillin e Evropës, Estelle Shtainer, ka konfirmuar për Telegrafin se aplikimi i Kosovës nuk do të figurojë në diskutimet e radhës të këtij komiteti. Sipas agjendës, ministrat e Punëve të Jashtme të 46 vendeve anëtare të Këshillit të Evropës do të mbajnë sesionin e tyre vjetor më 17 maj 2024, në kuadër të  75-vjetorit të Organizatës.

Kontrolloni gjithashtu

Burim Ramadani

Burim Ramadani, paralajmëron krizë të thellë institucionale dhe buxhetore në Kosovë

Kosova po përballet me një krizë të thellë institucionale dhe politike, paralajmëron eksperti i sigurisë, …