Behgjet Pacolli

Behgjet Pacolli: Limaj mund të jetë kandidat kompromisi mes Kurtit dhe opozitës

Në kohën kur Kuvendi i Kosovës ka dështuar të konstituohet për herë të 50-të me radhë, duke e thelluar më tej krizën institucionale, ish-presidenti Behgjet Pacolli ka dalë me një propozim për zhbllokimin e situatës. Pacolli ka deklaruar se kreu i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, mund të jetë një figurë kompromisi që do të mund të hapte rrugën e konsensusit mes partive politike. “Zgjidhja më e mirë do të ishte arritja e një konsensusi rreth një kandidati të pranueshëm për të gjithë, dhe jo zgjedhjet e reja që vetëm do të thellonin krizën. Fatmir Limaj mund të jetë një kandidat kompromisi, por kjo varet nga gatishmëria e palëve”, u shpreh Pacolli. Ai e cilësoi si “alarmante dhe pa precedent” situatën e bllokimit të Kuvendit, duke i bërë thirrje pozitës dhe opozitës që të marrin përgjegjësi dhe të lënë anash interesat partiake për hir të qytetarëve. “Faji është i përbashkët, pozita dhe opozita po dështojnë të gjejnë një zgjidhje për hir të interesit qytetar”, tha ai. Pacolli theksoi se përgjegjësia kryesore për të dalë nga ky ngërç i takon kryeministrit në detyrë. “Normalisht, përgjigjen për këtë e ka kryeministri. Ai duhet të bëjë zgjidhje!”, deklaroi ai.

Kontrolloni gjithashtu

Hykmete Bajrami: Përjashtimi i 1.300 kompanive nga tregu i rregulluar i energjisë është i dhunshëm

Deputetja e LDK, Hykmete Bajrami, ka reaguar ashpër ndaj mënyrës se si po zbatohet liberalizimi …