Behrami kritikon heshtjen e institucioneve të Kosovës pas fyerjeve ndaj shqiptarëve në Kumanovë

Deputeti i PDK-së, Artan Behrami, ka kritikuar ashpër heshtjen e udhëheqësve shtetërorë të Kosovës pas parullave fyese ndaj shqiptarëve, që u dëgjuan gjatë ndeshjes së basketbollit ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Rumanisë në Kumanovë.

Përmes një postimi në Facebook, Behrami ka akuzuar kryeministrin Albin Kurti, presidenten Vjosa Osmani dhe ministren e jashtme Donika Gërvalla për “bashkëfajësi morale dhe politike”, duke i cilësuar si pjesë të një “koalicioni të heshtur me nostalgjikët e represionit jugosllav në Shkup”.

Sipas tij, Kurti ka kontribuar drejtpërdrejt në ardhjen në pushtet të Hristijan Mickoskit përmes koalicionit me VLEN-in, ndërsa institucionet e Kosovës nuk po reagojnë ndaj fyerjeve raciste ndaj shqiptarëve në Maqedoni.

“Shqiptarët nuk mund të jenë më spektatorë të këtij solidariteti të heshtur kundër vetes”, shkroi Behrami, duke e cilësuar këtë qasje si të rrezikshme për vetëdijen dhe dinjitetin kombëtar.

Kontrolloni gjithashtu

Rufki Suma

Rufki Suma: Fitër Bajrami na udhëheq drejt humanizmit dhe solidaritetit

Deputeti i Kuvendit te Kosoves, Rufki Suma ka përcjellë një mesazh urimi me rastin e …