Behxhet Bajgora: Fitorja e VV-së u ndërtua mbi populizëm, blerje votash dhe shfrytëzim të shtetit

Publicisti Behxhet Bajgora ka reaguar ashpër pas rezultateve të zgjedhjeve të fundit, duke vlerësuar se rezultati ishte i parashikueshëm dhe se fitues absolut te shqiptarët është Lëvizja Vetëvendosje, ndërsa te serbët Lista Serbe, duke e cilësuar këtë si një paradoks të rrezikshëm politik për Kosovën. Sipas tij humbësit e vërtetë janë LDK-ja, PDK-ja dhe, mbi të gjitha, ata që kanë sakrifikuar për lirinë dhe shtetin e Kosovës, ndërsa pushtetin, siç shprehet ai, historikisht e kanë marrë “maskarenjtë”, jo idealistët. Ai akuzon VV-në se, pas marrjes së pushtetit absolut në vitin 2021, ka ndërtuar një infrastrukturë zgjedhore përmes shpërdorimit të buxhetit shtetëror, duke përmendur mbi 300 milionë euro të shpërndara për kategori të caktuara shoqërore, të cilat sipas tij ndikuan drejtpërdrejt në rezultatin zgjedhor të 28 dhjetorit. Në analizën e tij kritike, Shala-Bajgora thekson se “çlirimi i Veriut” u përdor si karrem elektoral, ndërsa veriu mbetet, sipas tij, “thembra e Akilit” për Kosovën dhe një mjet presioni në çdo marrëveshje me Serbinë. Se zbatimi i Marrëveshjes së Brukselit dhe Ohrit do të sjellë pasoja të rënda, përfshirë rrezikun e federalizimit të vendit. Kritikohet edhe rolin e presidentes Vjosa Osmani, duke e akuzuar se ka qenë në shërbim të drejtpërdrejtë të Albin Kurtit dhe kundër opozitës, si dhe fajëson LDK-në për gabime strategjike që, sipas tij, i kanë kushtuar rëndë politikisht. Shala-Bajgora bën thirrje për një opozitë aktive dhe të pakompromis, me protesta të vazhdueshme kundër asaj që ai e quan kapje të shtetit, mafi energjetike, nepotizëm dhe ndërhyrje në sistemin e drejtësisë, duke paralajmëruar se pasojat e këtyre zgjedhjeve do të ndihen rëndë në të ardhmen.

Kontrolloni gjithashtu

PDK largohet nga mbledhja e Kryesisë së Kuvendit, nuk pajtohet për ndryshimin e Ligjit për Zgjedhjet

PDK: Fillon numërimi i votave për kandidatët për deputet, Hamza kryeson rezultatet e hershme

Ka nisur numërimi i votave për kandidatët për deputet në zgjedhjet parlamentare, dhe rezultatet e …