Nebojsha Stefanoviq e pranon se do të jetë e vështirë që të ndalohet pranimi i Kosovës në INTERPOL

Behxhet Pacolli: Kosova rikonfirmohet edhe njëherë në agjendë për t’u anëtarësuar në Interpol

Ministri i Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, Behxhet Pacolli përmes një postimi në rrjetin social e ka bërë të ditur së është rikonfirmuar edhe njëherë në agjendë të Interpolit procesi i anëtarësimit të Kosovës në këtë organizatë policore.

“Një lajm shumë i mirë për vendin tonë. Kosova rikonfirmohet edhe njëherë në agjendë për tu anëtarësuar në Interpol. Mbështetja u mor me shumicë votash, në Lyon të Francës në mbledhjen e këshillit ekzekutiv të Interpolit. Kosova tani pret që në Asamblenë e Përgjithshme, të jetë anëtare e barabartë e Interpolit në Nëntor të këtij viti në Emiratet e Bashkuara Arabe. Anëtarësimi i Republikës sē Kosovës në Interpol nuk përbën kërcënim për askend. Kosova në Interpol i kontribuon luftës globale kundër krimit të organizuar, ekstremizmit të dhunshëm dhe fenomeneve tjera kriminale”, ka shkruar Pacolli.

Kontrolloni gjithashtu

Limaj

Fatmir Limaj: Mujë Krasniqi ishte një nga celulat e para të UÇK-së, komandanti shquar

Lideri i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka përkujtuar rënien në altarin e atdheut, të komandantit …