Behxhet Shala

Behxhet Sh. Shala: Letra Albin Kurtit drejtuar Lumir Abdixhikut “dinake e përçarëse”

Publicisti Behxhet Sh. Shala – Bajgora ka reaguar me një koment tejet kritik dhe ironik ndaj letrës së Albin Kurtit drejtuar Lumir Abdixhikut, duke e cilësuar si një veprim “dinak, përçarës dhe antikombëtar”. Në një analizë të gjatë dhe figurative, Shala tha se qëllimi i letrës së Kurtit nuk është bashkëpunimi real me LDK-në, por një përpjekje për të futur përçarje të reja mes partive shqiptare. Sipas tij, Kurti nuk synon ndërtimin e një koalicioni stabil, por ruajtjen me çdo kusht të pushtetit, ndërsa letra ndaj LDK-së është “puthje e Judës”. Shala e akuzoi Kurtin për mungesë të sinqeritetit politik dhe përpjekje për t’u paraqitur si patriot duke denoncuar publikisht PDK-në në letrën e dërguar, në vend se të kërkojë një marrëveshje të sinqertë pa përmendur partitë e tjera. Në fund, ai paralajmëroi se një koalicion mes VV-së dhe LDK-së në këto rrethana do të rrënonte edhe më shumë balancat politike në Kosovë, do të forconte “diktaturën e regjimit të Kurthit” dhe do të dëmtonte rëndë vetë LDK-në. “Letra e Kurtit për LDK-në është e mbushur me dinakëri dhe synon të përçajë skenën politike shqiptare. Është një përpjekje për të maskuar interesin për pushtet me ftesa për koalicion që nuk janë as sinqerte dhe as të drejta.”

Kontrolloni gjithashtu

Arben Gashi

Arben Gashi u bën thirrje liderëve politikë: Duhet të ulen me Kurtin, qoftë edhe për zgjedhje të reja

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, ka kërkuar nga liderët politikë që të …