Behxhet Sh. Shala: Zgjedhjet Lokale 2025 – Riciklimi i Kandidatëve dhe Sfidat e Demokracisë në Kosovë

Në një analizë , analisti politik Behxhet Sh. Shala,  ka trajtuar, zgjedhjet lokale të vitit 2025 në Kosovë, te cilat po sjellin një panoramë ku kandidatët për kryetarë të komunave janë kryesisht emra të ricikluar, duke reflektuar mungesën e përmbushjes së pritjeve për rinovim politik. Në Prishtinë, gara dominon si vend kyç për politikën e vendit, ku PDK-ja propozon Uran Ismajlin, një kandidat me ndikim potencial edhe jashtë partisë së tij, ndërsa Lëvizja Vetëvendosje ka sjellë si kandidat HAJNrullah Çeku, i cili përballet me kritika për korrupsion të dyshuar. Në Ferizaj, garojnë Agim Aliu nga PDK dhe Hekuran Teneqe Murati nga LV, me Aliun që konsiderohet me rezultate konkrete dhe Teneqe Muratin e akuzuar për mungesë rezultate dhe qëndrime kundër UÇK-së. Situata në komunat si Mitrovicë, Podujevë dhe Drenas shfaq tensione të ndryshme politike, ku vlerësohen punët e disa kryetarëve aktualë dhe përballen sfidat e ndryshimeve dhe manipulimeve politike. Në skenën politike kombëtare, debati vazhdon rreth funksionimit të institucioneve dhe qëndrimeve të liderëve kryesorë, ndërsa qytetarët dhe analistët kritikojnë mungesën e transparencës, korruptimin dhe dobësitë e opozitës. Situata politike në Kosovë përshkruhet si e tensionuar dhe e bllokuar, me pasiguri për të ardhmen dhe sfida të mëdha për zhvillim demokratik dhe stabilitet. Kosova ndodhet në një moment kritik, ku sfidat e brendshme dhe mungesa e një konsensusi politik të gjerë rrezikojnë të thellojnë krizën e besimit dhe të pengojnë progresin e vendit.

Kontrolloni gjithashtu

Nëntogerja e FSK-së, Vesa Ibrahimi, bëhet gruaja e parë ndërkombëtare që diplomohet në “Ranger School” të SHBA-së

Nëntogerja e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Vesa Ibrahimi, ka hyrë në histori si gruaja …