Bekim Collaku

Bekim Çollaku: Kosova e zhytur në moçal politik, paqja nuk negociohet me praktikantë

Ish-ministri i Integrimit Europian dhe ish-këshilltari i Presidentit Hashim Thaçi, Bekim Çollaku, ka reaguar pas deklaratës së fundit të Donald Trump, duke e cilësuar atë si një sinjal se administrata aktuale amerikane ka një kujtesë të qartë dhe vëmendje të kristalizuar për çështjen e Kosovës. Në një deklaratë për Euronews Albania, Çollaku vlerësoi rikthimin e vëmendjes ndërkombëtare, por paralajmëroi se Kosova nuk është e përgatitur për një fazë të re të negociatave. Ai theksoi se vendi ndodhet në një bllokadë politike që e bën të pamundur përfaqësimin serioz në një proces të mundshëm paqeje. “Postimi i Trump është i mirëpritur dhe dëshmon se SHBA-të nuk e kanë harruar Kosovën. Marrëveshja e parë në Washington ishte ekonomike, e dyta duhet të jetë politike – por për këtë nevojiten liderë të vërtetë, jo praktikantë”, tha Çollaku. Ai shtoi se paqja nuk mund të negociohet nga aktorë të dobët e të papërgatitur politikisht, duke nënvizuar mungesën e kapaciteteve aktuale institucionale në Kosovë për të hyrë në dialog serioz.

Kontrolloni gjithashtu

Afati për presidentin po afrohet, institucionet ende pezull

Kosova po hyn në një fazë të ndjeshme institucionale, ndërsa 4 marsi afati i fundit …