Bekim Haxhiu: Kryeministri Hoti më shumë e ka shkuar Brukselin se sa Qendrën Klinike Universitare të Kosovës

Bekim Haxhiu: Kryeministri Hoti më shumë e ka shkuar Brukselin se sa në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës

Deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, ka kritikuar Qeverinë Hoti, për keqmenaxhimin me pandeminë Covid-19. Ai tha se kryeministri Avdullah Hoti, më shumë ka shkuar në Bruksel se në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. “Hoti më shumë ka shkuar në Bruksel se në QKUK. Kjo tregon për përkushtimin e kësaj Qeverie:, ka thënë ai. Haxhiu ka kritikuar edhe ish-qeverisjen Kurti, për menaxhimin e pandemisë.  Ai ka thënë se prej fillimit të pandemisë e deri tani, mund të flitet vetëm për pasojat që ka lënë keqmenaxhimi nga Qeveria Hoti dhe ish-qeveria Kurti.

Kontrolloni gjithashtu

Sindikata e Policisë së Kosovës thërret Kuvend zgjedhor pas më shumë se një viti, pas shkarkimit të Imer Zeqirit

Sindikata e Policisë së Kosovës ka vendosur të mbajë Kuvend zgjedhor për të zgjedhur kryetarin …