Bekim Haxhiu nga PDK kërkon nga ministri Vitisë të informojë me shhumë qytetarët për furnizimin me vaksina

Bekim Haxhiu: Prokuroria të hetojë menjëherë, rinumërimi të kthehet sipas rendit të komunave

Ish-deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, ka kërkuar rikthimin e menjëhershëm të rinumërimit të votave sipas rendit të komunave dhe vendvotimeve, duke akuzuar Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për shkelje të ligjit dhe manipulim të procesit zgjedhor. KQZ fillimisht ka marrë vendime në kundërshtim me Ligjin për Zgjedhjet, ndërsa më pas ka ndryshuar metodologjinë e rinumërimit në mes të procesit, duke braktisur rendin sipas komunave dhe duke e zëvendësuar me, siç e quan ai, një proces “kaotik dhe të fragmentuar”. Sipas tij, ky ndryshim arbitrar ka prodhuar devijim të qartë të trendit të rezultateve dhe ka dëmtuar rëndë besimin e kandidatëve dhe qytetarëve në integritetin e procesit zgjedhor. “Kur rinumërimi ndërpritet pa kriter, vazhdohet me komuna të tjera dhe humbet gjurmueshmëria e vendvotimeve, procesi bëhet i pabesueshëm”, ka shkruar Haxhiu. Ai ka akuzuar KQZ-në se nga garantuese e votës po shndërrohet në instrument të manipulimit të procesit zgjedhor, duke ndryshuar rregullat gjatë rinumërimit dhe duke vepruar si palë aktive në deformimin e vullnetit të qytetarëve.  “Çdo votë e cenuar është një goditje ndaj demokracisë. Prokuroria duhet të hetojë të gjithë ata që kanë pasur guximin të shkelin ligjin, të deformojnë procesin zgjedhor dhe të manipulojnë vullnetin e qytetarëve”, ka përfunduar Haxhiu.

Kontrolloni gjithashtu

Edi Rama në Parlamentin izraelit: Shqiptarët, shembull i përjetshëm i humanizmit dhe paqes

Gjatë vizitës së tij zyrtare në Izrael, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, mbajti një fjalim …