Bekim Jashari: Nga sot, qytetarët e Skenderajt nuk do të paguajnë për shpenzimet në rast të vdekjeve

Bekim Jashari: Nga sot, qytetarët e Skenderajt nuk do të paguajnë për shpenzimet në rast të vdekjeve

Nga sot, qytetarët e Skenderajt nuk do të paguajnë për shpenzimet e varrimit në rast të vdekjeve. Lajmin e ka bërë të ditur, kryetari i Skenderajt, Bekim Jasharai, nëpërmjet një postimi. “Të nderuar qytetarë të Skenderajt, Jam tejet i lumtur që t’ua kumtoj lajmin që për herë të parë po fillon e realizimi i projektit më përfitues i mundshëm për qytetarët tanë. Nga sot, secila familje që do të ketë rast vdekjeje, përveç dhembjes, nuk do të ketë edhe barrën e organizimit të varrimit në aspektin teknik, si dhe shpenzimet financiare për varrim. Me një planifikim të mirë të buxhetit, kemi siguruar mjetet financiare për t’i mbuluar shpenzimet e domosdoshme, e që për raste të caktuara janë edhe të papërballueshme”, ka shkruar  Jashari. Ky propozim i kryetarit ka marrë mbështetjen e anëtarëve të Komitetit për Politikë e Financa, të cilët i kanë rekomanduar Kuvendit për miratim.

Kontrolloni gjithashtu

Deminuesit e forcave të KFOR-it, kanë asgjësuar një sasi të dyshimtë të municionit të zbuluar në Mitrovicën e Jugut

Misioni i KFOR-it, në Kosovë ka ndërhyrë për të asgjësuar në mënyrë të sigurt një …