Beogradi

Beogradi kërcënon me arrestim Hashim Thaçin

Autoritetet serbe sërish kanë aktualizuar çështjen e urdhër-arrestit ndaj kryetarit të Kosovës, Hashim Thaçi. “Nëse Hashim Thaçi do të vinte në Beograd, sigurt do të arrestohej sepse gjykata e Beogradit ka dhënë urdhër për ripërtëritje të urdhër -arrestit për të”. Kështu ka deklaruar Millan Petroviq, ushtrues detyre i prokurorit për krime lufte në Serbi. Edhe pse këtë urdhër-arrest Ministria e Drejtësisë e ka dërguar në Interpol, kjo organizatë ndërkombëtare, ka sqaruar Petroviq, sipas Rezolutës së Asamblesë së përgjithshme në rrethana të caktuara mund ta pezullojë atë. Kjo ka ndodhur sepse Kosovën, të cilën shumë shtete anëtarë të Interpolit e pranojnë si shtet, kanë shfaqur protestë për shkak të shtetasve të tyre.

Kontrolloni gjithashtu

Fatmir Limaj: Situata politike është skandaloze, partitë të lënë egot dhe të formojnë institucionet

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka reaguar ashpër ndaj bllokadës politike në Kosovë, duke …