Duke
komentuar dënimin simbolik të kriminelit, Oliver Ivanoviq për krimet e luftës
kundër shqiptarëve më 9 vite burg, kryetari i Qendrës Rajonale të Këshillit për
Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut, Halit Berani ka deklaruar se
dënimi prej 9 vjetësh për ish-liderin e Iniciativës serbe, Oliver Ivanoviq,
është qesharak. Duke pas parasysh se Oliver Ivanoviq është pjesëmarrës i tri
masakrave në Mitrovicë ku janë pushkatuar 49-të shqiptarë pa dallim moshe e
gjinie dhe dënimi me nëntë vjet burg është dënim minimal dhe nuk thotë asgjë.
Të dënosh një komandat të UÇK-së me 12 vjet burg, ku as varri i viktimës nuk i
dihet, ndërsa Ivanoviqin me nëntë vjet burg ku 49 shqiptarë janë pushkatuar
është absurde. Gjithsesi do të bëjmë ankesë dhe do të ngrisim kallëzim penal
tjetër. Do shtojmë edhe disa argumente dhe disa dëshmitarë që nuk kanë qenë në
këtë gjykim, dhe sigurisht ai do të rigjykohet prapë sepse ky dënim është
qesharak, ka theksuar aktivisti i njohur për liritë dhe të drejat e njeriut,
Halit Berani.
Kontrolloni gjithashtu
Katër partitë shqiptare krijojnë kryesinë e përbashkët për të sfiduar Qeverinë Mickoski
Përçarjet dhe pasiguria në lidhje me Qeverinë e Mickoskit kanë shtyrë katër partitë shqiptare – …