leoni

Berisha takon drejtorët e shkollave të Komunës së Malishevës

Në prag të përfundimit të vitit shkollor 2024/2025, Shefi i Drejtorisë Komunale të Arsimit në Komunën e Malishevës, Sabit Berisha, ka mbajtur një takim pune me të gjithë drejtorët e shkollave fillore dhe të mesme të komunës, ku u diskutua përfundimi i vitit shkollor 2024/2025, si dhe përgatitjet për vitin e ri mësimor 2025/2026.

Qëllimi i këtij takimi ishte vlerësimi i mbarëvajtjes së këtij viti shkollor, identifikimi i sfidave dhe përgatitja për vitin e ardhshëm shkollor.

Gjatë takimit, u bë një përmbledhje e arritjeve dhe aktiviteteve të realizuara gjatë vitit, përfshirë procesin mësimor, testimet kombëtare, pjesëmarrjen në PISA, si dhe përkushtimin e stafit arsimor për zhvillimin profesional të vazhdueshëm.

 

 Po ashtu, u diskutua për organizimin e ceremonive përmbyllëse dhe ndarjen e mirënjohjeve për nxënësit më të dalluar. Shefi i Arsimit vlerësoi lartë punën e stafit drejtues dhe mësimdhënësve në të gjitha shkollat, duke theksuar nevojën për planifikim të hershëm për vitin e ri shkollor, përmirësimin e infrastrukturës shkollore dhe avancimin e cilësisë në arsim.

 “Ky është një moment i rëndësishëm për të reflektuar mbi punën e bërë dhe për të identifikuar mundësitë për përmirësim. Bashkë me drejtorët do të hartojmë një plan të qartë për fillimin sa më të mbarë të vitit të ardhshëm shkollor,” tha ai.

Drejtoria e Arsimit në bashkëpunim me shkollat do të vazhdojë me hartimin e planit të zhvillimit për vitin 2025/2026, përfshirë trajnimet e stafit, planifikimin e teksteve mësimore dhe përmirësimin e kushteve në objektet shkollore.

Kontrolloni gjithashtu

Ferizaj do të kandidoj për të marr titullin e merituar “Qytet Evropian i Sportit”

Kryetari i komunës së Ferizajt, z. Agim Aliu bashkë me deputetin e Kuvendit të Republikës …