Besa Shahini, kandidate për kryetare të Prishtinës

Besa Shahini, ish-ministre e Arsimit në Shqipëri (2018-2020) dhe bashkëshortja e liderit të PSD-së, Dardan Molliqaj, ka shpallur zyrtarisht kandidaturën për kryetare të Komunës së Prishtinës.

Ajo pritet të garojë nën logon e Partisë Socialdemokrate në zgjedhjet e ardhshme lokale.

Në një videomesazh drejtuar qytetarëve, Shahini u shpreh se Prishtina ka nevojë për një “ndryshim rrënjësor”.

“Para katër vitesh jam kthyer të jetoj në Prishtinë nga Tirana, në një qytet që e dua fort, që ka një potencial të jashtëzakonshëm, por i cili ka marrë një kahje të gabuar në zhvillimin e vet. është një qytet kryesisht i mbuluar me beton, pa hapësira të mjaftueshme të gjelbra. Prishtinës i duhet një ndryshim radikal e kahje e zhvillimit. Unë dua të jem pjesë e ndryshimit andaj në vjeshtë do të garoj për kryetare të komunës në zgjedhjet lokale 2025”, ka deklaruar përmes një vide-adresimi, ish ministrja, Shahini.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hoxhaj

Enver Hoxhaj: Më 28 dhjetor ndodh ndryshimi, qeverinë e re do ta udhëheqë PDK-ja

Ish-kryediplomati i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka shprehur besim të madh se pas zgjedhjeve të 28 …