Besnik Tahiri

Besnik Tahiri: AAK-ja nuk do ta votojnë Byronë për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme, pasi është Byro politike

Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka bërë të ditur  se kjo parti  nuk do ta votojë Byronë për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme, pasi  është politike dhe se do të funksionojë paralel gjykatave dhe prokurorisë e kjo do të shkaktonte konfuzion. Ai po ashtu shton se Komisioni i Venecias ka gjetur shumë probleme në këto ligje. Besnik Tahiri ka thënë se nuk e ka asnjë problem që të hetohet pasuria e personave publikë, dhe se kjo gjë të ndodh. Jam që secili njeri që ka pozicion publik, apo që ka qenë në menaxhim të pasurisë publike, t’i hetohet pasuria. Nuk ka logjikë që dikush të ketë pasuri 10 milionë euro e të ketë rrogë 10 mijë euro ka thënë ai. Është punë e gjykatësit dhe prokurorit. Kjo është çështje penale. A e di se ka njerëz që veç merren me këtë punë. Kjo nuk ka kuptim, ka saktësuar Besnik Tahiri.

Kontrolloni gjithashtu

Ujku i Shigjetë, i FSK-së, sukses në validimin e Regjimentit të Tretë, por misioni i madh sapo ka filluar

Forca e Sigurisë së Kosovës ka shënuar një moment të rëndësishëm në rrugën e saj …