leoni

Besnik Tahiri: Koha për maturi dhe përfaqësim dinjitoz – Kujdes me “marrëveshjet” që cenojnë interesin kombëtar

Deputeti i AAK-së, Besnik Tahiri, ka reaguar pas deklaratës së fundit të ish-Presidentit amerikan Donald Trump, i cili ka përmendur një marrëveshje të mundshme mes Izraelit dhe Iranit, duke rikujtuar njëkohësisht edhe marrëveshjen Kosovë–Serbi të arritur gjatë mandatit të tij të parë. Tahiri, në një postim në rrjete sociale, ka theksuar se në një kohë të rrezikshme me konflikte globale, Kosova duhet të tregojë maturi dhe të jetë e kujdesshme karshi çdo propozimi ndërkombëtar që mund të dalë jashtë interesit të saj kombëtar. Ai renditi tri pika kyçe që, sipas tij, duhet të udhëheqin politikën e jashtme dhe të brendshme të vendit në këtë fazë: Liria dhe Pavarësia janë arritjet më të mëdha të kombit shqiptar në 100 vitet e fundit dhe nuk duhet rrezikuar me ndonjë “deal” që nuk përkon me vullnetin e popullit. Përfaqësimi ndërkombëtar duhet të jetë dinjitoz, serioz dhe i mençur, duke tejkaluar interesat partiake dhe personale. Vendimmarrja për çështjet shtetërore nuk mund të ndodhë më me dyer të mbyllura, por duhet të jetë transparente dhe gjithëpërfshirëse. Tahiri ka bërë thirrje për reflektim dhe konstituimin sa më të shpejtë të Kuvendit të Kosovës, duke nënvizuar se vendi nuk mund të përballojë më një situatë vakumi institucional.

Kontrolloni gjithashtu

Gjykata Speciale refuzon lirimin e përkohshëm të ish-krerëve të UÇK-së – Avokati: Vendim paragjykues dhe pa bazë ligjore

Gjykata speciale në Hagë kanë refuzuar sërish kërkesat për lirimin e përkohshëm të ish-krerëve të …