Besnik Tahiri kritikon Qeverinë e Kosovës për heshtjen ndaj zjarreve në Shqipëri: “Flamuri s’fik zjarrin”

Anëtari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka reaguar ashpër ndaj qeverisë në detyrë, duke e akuzuar për mungesë të reagimit dhe veprimeve konkrete përballë zjarreve që kanë përfshirë disa zona në Shqipëri. Tahiri tha se qeveria e Kosovës nuk ka dhënë asnjë deklaratë e as ka ndërmarrë ndonjë hap për të ofruar ndihmë, duke e krahasuar këtë qëndrim me sjelljen e saj gjatë fushatave zgjedhore. “Flamuri s’fik zjarrin! Shqipëria po digjet qe disa ditë, e qeveria jonë veç hesht, një fjalë e as një veprim të vetëm mbështetës. Knej, kur ju duhen votat, e vendosin flamurin kombëtar në çdo cep,” ka shkruar Tahiri. Ai shtoi se patriotizmi nuk duhet të matet me simbole e fjalime, por me veprime konkrete, duke theksuar nevojën për angazhimin e institucioneve të Kosovës, përfshirë zjarrfikësit dhe Forcën e Sigurisë së Kosovës, për t’u ardhur në ndihmë shqiptarëve në Shqipëri.
“E kur shteti amë ka nevojë për ndihmë e kur duhet ndihmuar vëllezërit e motrat tona me zjarrfikës e FSK, asnjë lëvizje. Patriotizmi matet me vepra, jo me fjalime e përralla,” ka përfunduar ai.

Kontrolloni gjithashtu

Gjenerali amerikan Sean Flynn viziton Kosovën për të diskutuar sigurinë dhe bashkëpunimin ushtarak

E Ngarkuara me Punë në ambasadën e Shteteve të Bashkuara në Prishtinë, Anu Prattipati, ka …