Besnik Tahiri

Besnik Tahiri: Qeveria dhe shumica në Kuvend tradhtuan besimin e qytetarëve, pasi dështuan në projektet për të mirën e tyre

Kryetari i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës,  Besnik Tahiri, konsideron  se Qeveria Kurti është dështimi më i madh historik i Kosovës. Ajo por edhe shumica në Kuvend kanë tradhtuar besimin e qytetarëve, pasi kanë dështuar të realizojnë projektet në të mirën e tyre. Tahiri, në konferencë për medie pas përfundimit të sesionit pranveror të Kuvendit, tha se mazhoranca dështoi në përmbushjen e agjendës legjislative. Ai deklaroi se pushteti shpesh herë ka tentuar të bllokojë mbikëqyrjen parlamentare nga ana e opozitës. Duke folur për incidentin e presidentes Vjosa Osmani në aeroportin e Shkupit, Tahiri tha se i njëjti është një skandal i rëndë diplomatik. Sa i përket takimit të sotëm të ambasadorëve të QUINT-it me kryeministrin Albin Kurti dhe paralajmërimeve për hapjen e urës së Ibrit, ai tha se e njëjta është vetëm një simbolikë zgjedhore.

Kontrolloni gjithashtu

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve organizon sot tërheqjen e shortit për renditjen e subjekteve politike

KQZ: Për zgjedhjet lokale më 12 tetor, mërgata voton vetëm me postë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se për zgjedhjet lokale të 12 tetorit …