Besnik Tahiri: Ramush Haradinaj president, garanci për stabilitet, partneritet të fortë me aleatët dhe siguri për shtetin

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka vlerësuar lart figurën dhe potencialin e Ramush Haradinajt për postin e presidentit të Kosovës, duke e cilësuar atë si një kandidat të dëshmuar, serioz dhe garant të stabilitetit institucional. Një presidencë e udhëhequr nga Haradinaj do t’i jepte vendit siguri, qartësi dhe besim në vendimmarrje. “Ramush Haradinaj është kandidat shumë serioz. Me të në krye të presidencës do të flinim të gjithë rehat, sepse do ta dinim që ajo zyrë udhëhiqet nga një lider me përvojë, vendosmëri dhe kredibilitet shtetëror”, u shpreh Tahiri. Sipas tij, Haradinaj përfaqëson një garanci që Kosova nuk do të devijojë nga rruga e saj euroatlantike dhe nuk do të dëmtojë raportet strategjike me aleatët ndërkombëtarë, duke mbrojtur fuqishëm interesin kombëtar dhe shtetëror në çdo rrethanë. Tahiri nënvizoi gjithashtu nevojën që vendi të ketë një president konsensual, duke theksuar gatishmërinë për koordinim politik me subjektet kryesore parlamentare, në mënyrë që të sigurohet një figurë unifikuese dhe dinjitoze për kreun e shtetit.

Kontrolloni gjithashtu

Dhimbje dhe zhgënjim në Izbicë: Familjarët e viktimave e quajnë të ulët dënimin prej 13 vitesh për Alidemajn

Vendimi i Gjykatës Themelore në Prishtinë për ta dënuar me 13 vjet burgim Muhamet Alidemajn, …