Grupi Punues i Kuvendit të Kosovës ka zhvilluar punimet për pakon e ligjeve antikorrupsion, në radhë të parë lidhur me Ligjin për Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit dhe Ligjit për deklarimin, kontrollin prejardhjen e pasurisë dhe dhurata.
Si kryetar i këtij grupi punues, Besnik Tahiri, ka njoftuar se sipas ligjit të ri, asamblistët e kuvendeve komunale nuk do të jenë të detyruar që të deklarojnë pasurinë. Po ashtu, Tahiri ka bërë me dije se Agjencia Kundër Korrupsionit do të ketë të drejtën për shqiptimin e gjobave për ata zyrtarë që nuk e deklarojnë apo e deklarojnë rrejshëm pasurinë.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
