leoni

Besnik Tahiri: Decentralizmit të tanishëm i ka skaduar afati

Besnik Tahiri: Vlerësimi i Komisionit Evropian për Kosovën është më i dobëti që një qeveri e ka marrë ndonjëherë

Kryetari i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka thënë se vlerësimi i Komisionit Evropian për Kosovën është më i dobëti, që një qeveri e ka marrë ndonjëherë. Si problem, ai ka thënë se janë angazhimet e zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi, i cili në supe bartë edhe procesin e integrimit. “Propozojmë që Bislimi ta dorëzojë agjendën e integrimeve te një ministër, sepse ai nuk ka kohë, duke u marrë me detyrën kryesore, dialogun me Serbinë”, ka thënë Tahiri, duke  shpalosur detaje nga raporti i Komisionit Evropian për këtë vit. “Në raport theksohet 32 herë mungesa e progresit. 49 herë theksohet se ka progres të mangët, 59 herë që ka njëfarë progresi, 42 herë që është bërë progres dhe 15 herë aspekte të tjera, ndërkaq vetëm 8 herë theksohet se ka progres të mirë”. “Ky vlerësim ka dhënë një diagnozë për qeverinë në raport me integrimet. Është regres, dështim dhe paaftësi për të qeverisur”, ka thënë, Besnik  Tahiri.

Kontrolloni gjithashtu

Memli Krasniqi kritikon Albin Kurtin për këmbënguljen në Haxhiun: Edhe në SHBA ndërrohen kandidatët gjatë garës

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka kritikuar ashpër Lëvizjen Vetëvendosje dhe kryeministrin …