Betim Gjoshi

Betim Gjoshi: Qeveria Kurti, prodhuesve vendorë nuk po iu krijon lehtësira as mallrave serbe vështirësira për të hyrë në Kosovë

Sekretari i PDK-së, Betim Gjoshi, ka shkruar se kryeministri, Albin Kurti prodhuesit vendorë i mashtroi duke iu thënë se është çështje ditësh apo javësh, por kurrsesi muajsh, kur do ta marrë vendimin për reciprocitet me Serbinë. “Tani që është kryeministër e ka harruar moton,  ‘Duaje Tënden’ dhe ia ka hapur portat Serbisë. 132 milionë euro më shumë kanë hyrë mallra nga Serbia gjatë vitit të parë të Qeverisë Kurti apo gati 5o për qind më shumë se më parë. Qeveria Kurti, prodhuesve vendorë nuk po iu krijon lehtësira. as mallrave serbe nuk po iu krijon vështirësi për të hyrë në Kosovë”, u shpreh,  Betim Gjoshi.

 

Kontrolloni gjithashtu

Nipi i ish-kancelarit Helmut Kohl bën thirrje për njohjen e Kosovës dhe anëtarësimin në Këshillin e Evropës

Johannes Volkmann, nipi i ish-kancelarit legjendar gjerman Helmut Kohl, ka bërë një thirrje të fuqishme …