Biblioteka e qytetit në Malishevë pasurohet me 570 ekzemplarë veprash

Drejtori për Kulturë, Rini dhe Sport, në Komunën e Malishevës, Fitim Shala dhe zyrtari për kulturë, Kushtrim Morina, kanë  pranuar donacionin, nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, afro 570 ekzemplarë librash për bibliotekën e qytetit në Malishevë. Drejtori Shala, me këtë rast falënderoi Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, për donacionin në fjalë dhe theksoi se bashkëpunime të tilla nuk do të mungojnë asnjëherë nga Departamenti që ai udhëheq. Njëherit, bibliotekës  së qytetit të Malishevës pritën që gjatë këtij viti t’i shtohen edhe shumë tituj të ri nga buxheti i Komunës së Malishevës.

 

Kontrolloni gjithashtu

Smajl Latifi: Kosovës i duhet lidership i fortë që qëndron krah Ramush Haradinajt

Kryetari i Komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi, ka deklaruar se Kosova ka nevojë për …