Rexhep Selimi në Hagë: Historia e Kosovës nuk mund të rishkruhet, armët për ne ishin mbijetesë

Ish-udhëheqësi i UÇK, Rexhep Selimi, ka mbajtur fjalën e tij përfundimtare në gjykatën speciale duke theksuar se historia e Kosovës nuk mund të rishkruhet në një sallë gjyqi. Selimi deklaroi se UÇK-ja nuk u krijua nga dëshira, por nga nevoja për të mbrojtur popullin shqiptar dhe se armët që mbajtën ishin çështje mbijetesë. “Serbia kurrë nuk e fshehu qëllimin e saj ndaj shqiptarëve. Për mua të qenit bashkëluftëtar i Adem Jashari është nderi më i madh. Po, kam bartur armë. Armët për ne ishin mbijetesë. UÇK-ja nuk kishte qëllim tjetër përveç lirisë,” tha Selimi. Ai shtoi se veprimet e tyre kanë qenë të drejta dhe se NATO-ja i ka mbështetur gjatë luftës. Selimi deklaroi se nëse do të ishte bërë e njëjta situatë sot, do të vepronte sërish njësoj, duke mbrojtur të drejtën për liri dhe siguri të popullit të tij.

Kontrolloni gjithashtu

Marta Kos: BE-ja duhet të vlerësojë në çfarë mase Serbia është ende e sinqertë me rrugën e saj evropiane

Komisionerja evropiane për Zgjerimin, Marta Kos, ka deklaruar se Bashkimi Evropian duhet të vlerësojë seriozisht …