Biblioteka e Shkollës Fillore të Mesme të Ulët “Ismet Jashari-Kumanova” në Temeqinë pasurohet më 550 ekzemplarë lektyrë shkollore. Këtë lektyrë shkollore prej 550 ekzemplarësh e dhuruan: Mentor Mazreku, Selajdin Mazreku – libraria “Arbri” Ramadan Mehmeti, Sabit Rrustemi, Drita Kosumi-Syla, Shaqir Foniqi, Ismet Krasniqi dhe Rexhep Toplana, për SHFMU-në “Ismet Jashari-Kumanova” në Temeqinë.
Prandaj përfaqësues nga Drejtoria për Arsim dhe Edukim, Enver Mazreku, si dhe Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport, Mehdi Krasniqi, sot në kuadër të shënimit të 16 Qershorit – Ditës së Çlirimit dhe të Dëshmorëve të Komunës së Malishevës, dërguan lektyrën shkollore në bibliotekën e SHFMU-së “Ismet Jashari-Kumanova” në Temeqinë. Ky aksion i nisur nga poeti, Mehdi Krasniqi dhe që do të vazhdoi edhe më, ka treguesin kontekstual të zhvillimit teknologjik, se libri është i pa zëvendësueshëm dhe më i fuqishëm që ndikon në formimin e personalitetit të nxënësit dhe të shoqërisë në përgjithësi. Lektyrën e pranoi drejtori i shkollës, Hajriz Zabelaj.