Xho Bajden

Biden: Nuk është proces pa rrezik të humbjes së jetëve evakuimi nga Afganistani

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Xho Baiden ka shfaqur shqetësimin e tij për procesin e evakuimit nga Afganistani. Gjatë një deklarimi nga Shtëpia e Bardhë, ai ka pranuar se evakuimi masiv nga Afganistani nuk është proces pa rrezik të humbjes së jetëve. “Secili amerikan që dëshiron të kthehet në shtëpi, do ta kthejmë në shtëpi. Mos u gaboni, misioni i evakuimit është i rrezikshëm. Përfshin rreziqe për forcat tona të armatosura, dhe është duke u kryer në situatë të rrezikshme. Nuk mund të premtoj se çfarë do të jetë rezultati final, apo nëse do të jetë pa rrezik të humbjes së jetëve. Mirëpo si kryekomandant, mund të ju siguroj se do të mobilizoj secilin burim të nevojshëm. Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Xho Baiden theksoi më tutje se mund të jetë e domosdoshme që të dërgohen trupa shtesë amerikane në Kabul për të nxjerrë amerikanët e bllokuar, dhe ka lënë të nënkuptohet se talibanët janë duke mundësuar hyrjen në aeroport për secilin person me pasaportë amerikane. Nga ana tjetër, disa raportime nga Kabuli kanë njoftuar se shtetasit amerikanë janë duke u përballur me vështirësi që të arrijnë në aeroport.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i Frontit Europian, Bujar Osmani, shpalli fitoren në zgjedhjet presidenciale të Maqedonisë, me epërsi të 40 mijë votave

Kandidati i Frontit Europian për kryetar të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka shpallur fitoren …