Biden takon këshilltarët e sigurisë kombëtare por jo ekspertë qeveritarë të zbulimit pasi Trump po e bllokon tranzicionin

Kryetari i zgjedhur amerikan Joe Biden u takua të martën me këshilltarët e tij të sigurisë kombëtare, por jo me ekspertë qeveritarë të zbulimit, pasi Trump vazhdon të bllokojë procesin e tranzicionit të demokratëve për në Shtëpinë e Bardhë. Sipas ekipit të tranzicionit, zoti Biden dhe Nënpresidetja e zgjedhur Kamala Harris po diskutojnë mbi çështje botërore me ekspertët e tyre në fushën e diplomacisë, zbulimit e të mbrojtjes. Ditët e fundit ligjvënës të shumtë republikanë kanë thënë se zyrtarët e qeveritare të zbulimit duhet të informojnë zotin Biden përpara inaugurimit të tij në 20 janar edhe pse zoti Trump vazhdon me sfidat e tij ligjore për të përmbysur fitoren e parashikuar të zotit Biden, me synimin për të qëndruar në detyrë për një mandat tjetër katër vjeçar.

Kontrolloni gjithashtu

Ali Ahmeti paralajmëron protestë në Shkup më 13 dhjetor në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka njoftuar se më 13 dhjetor në …