BIK

BIK: Sulmi mbi Konsullatën e Republikës së Turqisë në Prizren akt qyqar e i papranueshëm

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës dënon ashpër sulmin e realizuar në prag të festës së flamurit mbi Konsullatën e Republikës së Turqisë në Prizren. Atakimi i misioneve diplomatike është veprim i papranueshëm, ndërsa atakimi i misionit diplomatik të një vendi mik siç është Turqia, është veprim që për qëllim ka cenimin e marrëdhënieve dhe raporteve vëllazërore që kanë dy vendet e dy popujt. Aktet dhe veprimet e tilla qyqare do të mbesin të izoluara dhe të dënuara, e si të tilla  nuk do të arrijnë që të prekin marrëdhënia dhe raportet tona të shkëlqyera e vëllazërore. Te Turqia ne shohim një aleate, mbështetëse e përkrahëse të kauzës sonë shtetërore. Dënojmë po ashtu edhe heqjen e flamurit turk, tanimë është e ditur dhe e dëshmuar se komuniteti turk është pjesë integrale e shtetësisë së Kosovës, ndërsa Turqia shtet mik i yni. Nuk është në traditën tonë që të përdhosim simbolet e miqve tanë, thuhet ne reagimin e Bashkësisë Islame të Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Jehona Lushaku-Sadriu: Bota është kthyer kundër Kosovës, për faj të Qeverisë Kurti

Jehona Lushaku: Lirinë e medias duhet ta duam siç kemi dashur Kosovën e lirë

Deputetja e LDK-së, Jehona Lushaku, ka reaguar me tone të forta pas publikimit të indeksit …