Bilanci i përleshjeve të të sotme: dhunë, të lënduar dhe të arrestuar

Në kohën kur deputetët opozitarë hodhën gaz lotsjellës me
qëllim të pamundësimit të seancës, jashtë Kuvendit ishin mbledhur qindra
protestues, kryesisht aktivistë të partive opozitare. Pasi hodhën ngjyrë të
kuqe në drejtim të kordoneve të pjesëtarëve të njësive speciale, protestuesit
vazhdonin të hidhnin gurë dhe gjësende të forta në drejtim të Policisë. Kjo bëri
që pjesëtarët e Policisë të kundërpërgjigjeshin me gaz lotsjellës, në përpjekje
për të shprëndarë turmën. Ndjekja e protestuesve vazhdoi gjatë rrugës ‘UÇK’
deri te ura në Lagjen Arbëria. Më pas, njësitë speciale janë tërhequr, duke
formuar barrikada të të reja, njërën në afërsi të selisë së Vetëvendosjes,
tjetrën pranë hyrjes së pasme të Kuvfendit të Kosovës si dhe një tjetër tek
stacioni policor. Epilog i këtyre përleshjeve të dhunshme ishin gurë të hedhur
gjithandej, pllaka e kubëza të shkulura si dhe dëmtimi i veturës së deputetit
opozitar, Haxhi Shala. Një incident tjetër ndodhi pranë urës në lagjen Arbëria,
ku një vozitës përlasi me veturë disa protestues, të cilët i kishin bllokuar
rrugën.

Kontrolloni gjithashtu

Deklaratat e fundit të përfaqësuesve qeveritarë se “nuk mjafton një vit për ndryshimet kushtetuese” janë dëshmi e mungesës së vullnetit politik dhe e dështimit të kësaj qeverie për ta çuar vendin drejt integrimit europian dhe për të respektuar vetë Marrëveshjen e Ohrit. Prej ditës së parë të mandatit, përveç bllokimit të perspektivës evropiane, kjo qeveri dhe partnerët e saj kanë sulmuar themelet e barazisë dhe të Marrëveshjes së Ohrit: • kanë shfuqizuar balancuesin, duke cenuar përfaqësimin e drejtë të shqiptarëve dhe komuniteteve tjera; • kanë zhvlerësuar Marrëveshjen e Ohrit duke ia dorëzuar implementimin figurave me bindje antishqiptare dhe antiperëndimore, si Ivan Stoillkoviç; • kanë fshirë diasporën nga përfaqësimi politik dhe kanë zvogëluar shqiptarët në përllogaritjet zyrtare; • nuk respektojnë përdorimin zyrtar të gjuhës shqipe dhe kanë zhvlerësuar Inspektoratin e gjuhëve dhe Agjencinë e gjuhëve. Sot, përveç dështimit me ndryshimet kushtetuese, kjo qeveri hap fronte të reja kundër mekanizmave të barazisë si shumica e Badenterit, një nga shtyllat më të forta kushtetuese që garanton stabilitetin ndëretnik, barazinë reale në vend dhe mbron nga majorizimi. Çdo tentativë për ta relativizuar ose rishikuar Badenterin është tentativë për ta kthyer shtetin pas në përjashtim dhe diskriminim. Jemi dëshmitarë se gjithnjë e më shumë po zënë vend ide të rrezikshme, që përfaqësojnë ata që besojnë se shtetet multietnike nuk funksionojnë dhe se duhet ndërtuar shtete etnike. Kjo qasje manifestohet në dy drejtime: përmes goditjeve të Marrëveshjes së Ohrit, që rrënojnë barazinë e brendshme, dhe përmes bllokimit të rrugës europiane, që e izolon vendin dhe e kthen mbrapa. Bashkimi Demokratik për Integrim mbetet forca politike që ka mbrojtur dhe do të mbrojë Marrëveshjen e Ohrit, kursin euroatlantik të vendit dhe dinjitetin e qytetarëve. Shqiptarët nuk do të lejojnë kthimin e shtetit në padrejtësi dhe përjashtim. Tetori është afër dhe populli do të flasë fuqishëm. Ora e përgjegjësisë politike dhe juridike po afron. Marrëveshja e Ohrit nuk cenohet, barazia nuk negociohet.

BDI: Policia nuk është shtab zgjedhor – Pokuroria, MPB dhe KSHZ ta hetojnë Izetin

Dje, para syve të gjithë opinionit, kandidati për kryetar të Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, …