Biografia e veprës së Ahmet Qeriqi kujtohet në akademi nga luftëtarja e lirisë Elmije Plakiqi

Biografia e veprës së Ahmet Qeriqi kujtohet në akademi nga luftëtarja e lirisë Elmije Plakiqi

Në vazhdim të akademisë përkujtimore, luftëtarja e lirisë Elmije Plakiqi lexoi para të pranishmëve biografinë e pasur të profesorit Ahmet Qeriqit, duke rikujtuar rrugëtimin e tij jetësor dhe kontributin e jashtëzakonshëm në fushën e dijes, kulturës dhe çështjes kombëtare. Gjatë jetës dhe veprimtarisë së tij shumëvjeçare, profesori Ahmet Qeriqi la pas një opus të gjerë krijues me mijëra shkrime, analiza dhe studime, që trajtojnë tema të ndryshme të jetës kombëtare. Krijimtaria e tij përfshin trajtesa të thelluara për historinë shqiptare, analiza politike e shoqërore, reflektime për kulturën dhe identitetin kombëtar, si dhe një numër të madh dokumentaresh, kronikash dhe fejtoneve publicistike që hedhin dritë mbi periudha dhe ngjarje të rëndësishme të historisë së shqiptarëve. Me përkushtimin dhe punën e tij të palodhur si historian, shkrimtar, publicist dhe kronikan i kohës, ai kontribuoi në mënyrë të veçantë në ruajtjen, dokumentimin dhe pasurimin e kujtesës historike të kombit shqiptar, duke u shndërruar në një zë të fuqishëm të së vërtetës historike dhe të ndërgjegjes kombëtare. Edhe një vit pas ndarjes së tij nga jeta, figura dhe vepra e profesorit Ahmet Qeriqi mbeten të gjalla në kujtesën e bashkëpunëtorëve, miqve dhe lexuesve të shumtë, si dhe në historinë e medias dhe kulturës shqiptare. Trashëgimia e tij intelektuale dhe kombëtare vazhdon të qëndrojë si një pasuri e çmuar për brezat që vijnë, ndërsa emri i tij do të kujtohet gjithmonë si ai i një veprimtari të palodhur që ia kushtoi jetën fjalës së lirë, historisë dhe idealit të çështjes shqiptare.

Kontrolloni gjithashtu

Sot bëhet një vit nga ndarja nga jeta e profesorit, historianit dhe publicistit të shquar Ahmet Qeriqi

Sot bëhet një vit nga ndarja nga jeta e profesorit, historianit dhe publicistit të shquar …