Negociatat treditore me Hamasin rreth armëpushimit në Gazë, me kusht të lirimit të pengjeve izraelite përfunduan pa sukses, kanë bërë të ditur zyrtarëve egjiptianë. Shtetet e Bashkuara, Katari dhe Egjipti me javë të tëra ishin angazhuar për ndërmjetësimin e një marrëveshjeje përmes të cilës Hamasi do të lironte rreth 40 pengje në këmbim të një armëpushimi gjashtë javësh, lirimit të disa të burgosurve palestinezë dhe futjes së ndihmave për t’iu përgjigjur katastrofës humanitare në Rripin e Gazës. Dy zyrtarë të Egjiptit njoftuan se raundi i fundit i diskutimeve ka përfunduar. Ata thanë se Hamasi ka prezantuar një propozim që ndërmjetësit do ta diskutojnë me Izraelin ditëve të ardhshme. Hamasi ka kundërshtuar lirimin e rreth 100 pengjeve që po mban, dhe kthimin e kufomave të rreth 30 të tjerëve, nëse Izraeli nuk e ndërpret ofensivën, nuk tërhiqet nga Gaza dhe nuk liron një numër të madh të burgosurish palestinezë, përfshirë militantë të lartë që po vuajnë dënim të përjetshëm.
Kontrolloni gjithashtu
Protestë në Strasburg për drejtësi ndaj ish-pjesëtarëve të UÇK-së
Organizatat që përfaqësojnë kategoritë e dala nga lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kanë paralajmëruar …
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
