Bizneset paralajmërojnë protesta të reja: Kërkohet pezullimi i vendimit të ZRrE-së brenda 10 ditësh

Kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve, Agim Shahini, ka paralajmëruar organizimin e protestave të reja nëse Qeveria dhe ZRrE-ja nuk marrin vendim në favor të sektorit privat lidhur me tarifat e reja të energjisë elektrike. “Ju sot pritni që qeveria dhe ZRrE-ja të marrin vendime të favorshme për ju, por nëse jo, atëherë përfaqësuesit e bizneseve do të vendosin për protesta të ardhshme,” deklaroi Shahini gjatë protestës së mbajtur më 11 qershor. Ndërkohë, kreu i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, theksoi se bizneset nuk janë kundër liberalizimit të tregut të energjisë, por kërkojnë një fazë tranzicioni të drejtë dhe të përgatitur. “Kërkojmë që ZRrE ta pezullojë vendimin brenda 10 ditëve. Duam treg të lirë, por jo imponim të dhunshëm në një treg të papërgatitur e me elemente monopoli,” u shpreh Rafuna. Ai shtoi se neglizhenca e institucioneve do të ketë pasoja serioze për qëndrueshmërinë e biznesit dhe punësimin në vend.

Kontrolloni gjithashtu

Dardan Sejdiu: Programi i Qeverisë së drejtuar nga Albin Kurti është varfër dhe me shumë pak përmbajtje

Dardan Sejdiu: Qeveria në detyrë nuk ka të drejtë të propozojë Buxhetin 2026 – është shkelje e Kushtetutës

Njohësi i çështjeve ekonomike, Dardan Sejdiu, ka deklaruar se Qeveria në detyrë nuk ka të …