leoni

Tre të arrestuarve të djeshëm të dyshuar për keqpërdorim të rezervave shtetërore, u caktohet nga një muaj paraburgim

Biznesmeni, Ridvan Muharremi, është njëri nga të arrestuarit gjatë aksionit të Prokurorisë për çështjen e rezervave shtetërore

Biznesmeni kosovar, Ridvan Muharremi, ka qenë një nga të arrestuarit gjatë aksionit të Prokurorisë dhe Policisë javën e kaluar për çështjen e rezervave shtetërore. Muharremi i cili në opinion është portretizuar si njeri i afërt i kryeministrit Albin Kurti për shkak të vizitave të shpeshta të këtij të fundit në restorantin “Bukë e Zemër”, ndodhet në paraburgim dhe dyshohet për veprën penale të dhënies së ndihmës për Irfan Lipovicën dhe Hafiz Garën në keqpërdorimin e detyrës zyrtare. Dosja e Prokurorisë për Ridvan Muharremin thotë si ai në periudhën kohore nga muaji shkurt 2022 e në vazhdimësi, me dashje dhe me qëllim të krijimit të kushteve dhe mundësive për realizimin e veprimeve inkriminuese për të pandehurit Irfan Lipovica dhe Hafiz Gara (zyrtarë të MINT) i ka ndihmuar ata, duke i krijuar kushtet, propozuar dhe siguruar fillimisht për negocim për furnizim me rezerva shtetërore.

Kontrolloni gjithashtu

Burim Ramadani

Burim Ramadani, paralajmëron krizë të thellë institucionale dhe buxhetore në Kosovë

Kosova po përballet me një krizë të thellë institucionale dhe politike, paralajmëron eksperti i sigurisë, …