Blerim Kuçi

Deputeti i AAK-së, Blerim Kuçi thotë nëse LDK dhe Vetëvendosje, arrijnë t’i bëjnë 61 vota le ta rrëzojnë Qeverinë

Nëse Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje, arrijnë t’i bëjnë 61 vota le ta rrëzojnë Qeverinë, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës është e gatshme që të shkojë në zgjedhje. Kështu ka deklaruar deputeti i kësaj partie Blerim Kuçi në një intervistë për KosovaPress, i cili thotë se detyrë e opozitës është të ngris mocion atëherë kur i kanë votat. Deputeti Kuçi vlerëson se AAK ka shënuar rritje të madhe. Ai thotë se në të gjitha sondazhet që janë bërë kjo parti dhe lideri i saj kanë dal në vendin e parë. Ai tha se nuk i kërkojnë zgjedhjet pasi kryeministri Haradinaj ka ende shumë punë për të bërë, por që potencon se AAK-ja ka shënuar rritje të jashtëzakonshme. Deputeti i AAK-së Blerim Kuçi, ka folur edhe për funksionimin e koalicionit qeverisës, për të cilin thotë se ani pse duket që ka probleme është duke funksionuar në mënyrën më të mirë të mundshme.

Kontrolloni gjithashtu

Sami Lushtaku: Dëshira ime ka qenë që Fatmir Limaj të kthehet në PDK, nëse shkon me Kurtin, e prek fundin politik

Sami Lushtaku: Albin Kurti nuk ka pranuar me qenë ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës

Komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për Zonën e Drenicës gjatë luftës clirimtare, Sami Lushtaku …