Që kur e sollën LDK-në, Jusuf Buxhovi, Mehmet Kraja dhe Ali Jakupi, detyrë e program nga shëbimi sekret Jugosllav (referencë: Vitet e Humbura-Mehmet Kraja), ajo qe një ngrehinë e mjegullt, një identitet i munguar, por një thelb e tharrm vrastar që duhej të vriste ëndrrën e një populli me duart e tija. Nga ajo ditë e tutje; veloja, mbështjellja, retorika u bë ‘gijotina’ ku populli ynë do çoheshte pavetëdijshëm, në gaz e hare, me ‘poshtërimin krenari’ drejt zhbërjes vdekje e ngadaltë në trans të Kosovës dhe trojeve tjera shqiptare nën Jugosllavi. Rendja e kësaj tresheje nëpër intelektualët e Kosovës (të paktën sikur qe lansuar në opinionin e atëhershëm), dhe mos guximi i tjerëve për ta pranuar këtë “margaritar” që do sillte zbrazjen e Kosovës, kthimin e saj në vdekjen e ngadaltë, që kur t’i vinte radha përballjes me të vërtetën shqiptarët të mos kishin as popullin si masë as shtetin amë në këmbë. Këtë detyrë të vështirë ia ngarkuan Ibrahim Rugovës. Me apo pa vetëdije, ai mori mbi supet e veta, bashkë me heshtjen e tij kërcune në belbëzim retorike, thyerjen e dellit kryengritës për liri që kishte ngjizur e kalitur ‘Pranvera shqiptare 1981’. Kosova ato kohë po vlonte. Ajo ishte në rrugë të mbarë në aspiratën e lirisë, ishte ngritur edhe mbi vdekjen që vjellnin tankset serbe. Kryengritja po merrte formë dhe nuk do të ishte e largët dita kur ajo do ngritej në institucion të cilën opinoni do njihnte strukturë. Gjendja e krijuar shtyu Beogradin të vperonte shpejt. Ai e kishte kuptuar se projekti Rahman Morinë kishte vdekur dhe nxori nga mënga Asin Trinom Buxhovi-Kraja-Jakupi. Kjo lëvizje e re e Beogradit vendosi timonierin Rugova me çka mori drejtimin e shqiptarëve dhe fashiti kryengritjen që po formëzohej me retorikën e pavarësisë. Atë që nuk po e arrinte me tankse e vrasje, me dhunë e terror, tashmë po e paqtonte me retorikë: opcionalet republikë, pavarësi, bashkim me Shqipërinë.
Serbisë i duhej kohë dhe atë po e merrte përmes Ibrahim Rugovës, aureolës së Mesias që ia kishte mveshur. Efekti psikollogjik u bë arma shkatërruese e Kosovës me vise. Marrja e kësaj kalaje e bëri Serbinë të jetoj e operoi brenda nesh me skalper dita ditës…
Paslufta nuk ia doli ta këndellte LDK-në, masën e saj elektorale. Në realitetet e reja, në emër të mbijetesës, u bënë gabime. Partia e Rugovës ra nëpër sfida që një ditë do t’i trajtojnë mendjet e ftohta shqiptare. Ajo, dikur ishte fshehur pas idesë së paqes e paqësorit, një gandizëm i çuditshëm jo veprues, të cilin në pasluftë po rendnin ta veshnin me heroizmin e hisedarit në luftën çlirimtare.
Ky bulim i beftë e bëri Rugovën anemik të mbyllej në kafazin e mbijetesës, duke iu shtruar realiteteve që po ia servonin për masën e secilit grup a shfaqje. Në një formë a tjetër, ai ishte rimarrë peng brenda strukturës së vet, jetë të cilën do e ndiqte në fatin e tij deri në mbylljen e parakohshme të syve.
Rugovizmi nuk i dha LDK-së asnjëherë pamje politike, nuk i dha shtat politik, as materie ekonomike e politike. Ai nuk foli e nuk la të shkruar kahe ekonomike, studime gjeopolitike dhe materie konkurence politike.
Mbijetesa ishte fati i tij, mbijetesa u bë edhe varri i tij.
Ky fat mund ta ketë ndjekur Rugovën në tërë trajektoren e rritës dhe formimit të tij. Ai mund të ketë qenë peng i një fati të parashkruar ku hipotezat mund të livadhisin lirshëm, por realiteti është një dhe i pandryshueshëm. Dhe meqë realiteti është kështu e nuk ka se si të jetë ndryshe, LDK edhe sot nuk është gjë tjetër veçse Rugovizmi bosh ku janë hullur ‘Çeta e fundit e maskarenjëve’ ta mbajnë për vete kundrejt një klase të re mendësie brenda saj që përçapet ta ngrejë atë në platformë politike dhe ofertë fizibiliteti ekonomik për vendin, Çeta e fundit është gurin në qafën e LDK-së e cila po e fundosë përfundimisht në kënetën e lëngatës, andaj çdo ditë e më shumë masa elektorale e LDK-së po rrjedh drejt simotrës së saj, Lëvizjes Vetëvendosje.
Ky erozion, anipse i dhimbshëm për LDK-në si histori, është i shëndetshëm për vendin. Kjo rritje artifice e Vetëvendosjes do ndikoi në ambientimin e vet saj në jetën politike reale. Realpolitika si pasojë e imponuar nga ky realitet i ri po e transformon edhe vetë Albin Kurtin, i cili sikur shihet do mbetet po aq gjatë në seknën tonë politike sa e si edhe vet Rogova e rugovizmi, po me një ndryshim rrënjësorë: Albin Kurti po e struturon Vetvendosjen nga retorika megalomane në projekt politiko-ekonomik i shtyrë nga realitetet që koha e vendi po i imponojnë. Ai,Kurti, njëjtë sikur Rugova, po e ushqen mbijetesen e vet politike, për çka ka flijuar gjithë retorikën e Vetvendosjes në ardhje. Kjo ngjashmëri aureole, por me ndërmarrje të fortë aktive për dallim nga mbyllja e pasivizmit rugovian, do e dërgoj edhe atë në suksesin më të madh të tij, imponimin e strukturimit në skenën tonë politike, prej ku rrotacionet do bëhen normalitete të imponuara nga cilësia e ofertës në konkurencë.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
