Blerim Muriqi

Blerim Muriqi: PETA  E LAKRORIT DHE VORBULLA E NJË MOCIONI

Rrëzimi i kësaj qeverie është detyrë, por atë nuk e kuptojnë ata që janë këtu për veten e tyre.

Koalicioni qeverisës dhe qeveria Hoti po kalon kohë ethesh. Ish kryeministri Haradinaj është barrikaduar në qëndrime të forta për dialogun, të cilin po e quan gabim ecejakeje të kryeministrit Hoti dhe LDK-së. Opinioni këtë po ia merr Hradinajt si shantazh për postin e presidentit, i cili mund të mbetet vakant në të ardhmen e afërt, por edhe pa ndonjë zhvillim, na ndajnë jo plot pesë muaj nga fundi i mandatit të presidentit Thaqi.

Por, nuk janë të paktë ata që tashmë kanë futur rrëmojsat në gojë dhe po kruajnë dhëmbët.

Sidoqoftë, me akuzë të konfirmuar a jo presidenti Thaqi mbetet lojtari kyq i nyjes së zgjidhjes për sa i takon dialogut me Serbinë. Të tillë qe detyruar ta emëronte edhe Haradinaj si drejtues i qeverisë së PAN-it. Ky autoritet që herë ushtrohet hapur e herë nën shurdhues kohorë e mardhënjesh është determinimi i rrjedhës.

Këtë nyje kanë aspiruar ta mënjanojnë të gjithë kur kanë qenë në opozitë.

A mund të ikën nga koalicioni dhe me të edhe nga qeverisja e vendit z.Haradinaj me Aleancën e tij është pyetja që ka punësuar të shumtë në politikën tonë dhe atë ndërkombëtare të fushës së ballkanit. Të gjitha trajtesat thonë jo. AAK-ja dhe vetë z.Haradinaj do rrezionte shumë me një veprim të tillë. Edhe po të detrminoheshin zgjedhjet e reja nga tërheqja e AAK-së, prap se prap, ajo nuk do të ishte lojtari kyq i zhvillimeve pasuese, qoftë pushtetndërtuese qoftë dialogdrejtuese. Atëherë, përse gjithë ky laknor vetëm sa për t’iu hequr peta?

Kësaj radhe gjërat ndryshojnë edhe nga prizmi i mundësisë së dështimit të rrëzimit të qeverisë.

Qeveritë, sikur është provuar në zakonin e Kosovës, rrëzohen nga iniciativa e partnerit qeverisës. E çara në koalicion, të cilën po e ushqen z.Haradinaj me mundësi zhvillimesh, duhet pasur parasysh se nuk mund të del dot edhe nga tërësitë e përgjegjësive që ka një ish drejtues i dyfisht i vendit. Kjo na thotë mjaftueshëm që të jemi të durueshëm e të presim se çfarë do nxjerr në sheshkërkesë AAK-ja.

LVV u nxitua aq shumë sa tregoi se akoma nuk i kupton dhe nuk është në gjendje t’i lexoj zhvillimet politike. Kjo mos pjekje e LVV-së, e cila veproi më shumë instiktivisht edhe kësaj radhe nga inercioni i stisjes ku ra, është për të na brengosur. Një mungesë e tillë kapacitetesh mund të na shpie edhe në një aventurë përfundimi elektoral, sikur qeverisja e saj e parë!

Shqetësimi mbetet qytetar. Mjafton të lexojmë thelësinë e turpshme e moskokëçarëse të egove të sëmura të liderëve përfaqësues, të cilët as për çështjen më madhore, përmbylljen e shtetësisë, nuk po e gjejnë rrugën e komunikimit.

Po aq sa po gabon AAK-ja në kalkulimin e saj për presidentin, i cili mund ta shtyjë edhe jashtë koalicionit qeverisës, gaboi edhe LVV-ja që shpejtoi ta merrte peng procesin e realizimit të mocionit sapo pau të çarën e parë në koalicion. Ajo harroi akuzën bazë që po e përdorte deri tani për rrëzimin e qeverisë Kurti në kohë pandemie. Tani kur pandemia është thelluar, ajo po bënë gjënë e njëjtë, edhe pse duket hapur se e çara në koalicion mund të rezultoi vetëm kalkulative. Humbja e kësaj atuje nga LVV lë shumë për të dëshiruar për kapacitete politikndërtuese të këtij subjekti.

Partitë duhet të kenë mësuar se në kuotat e tashme nuk e qeverisin dot vendin si të vetme. Egot e liderëve nuk duhet më të bëhen edhe sjellja e partive. Psh. partneritetit bashkëpunues, të cilit ia ka mësyer LVV-ja ta krijoi me PDK, për të cilin turpshëm po kujdeset të mos merr atribut parteriteti politik, lehtë mund ta gjuaj në krahët një të tilli me AAK-në dhe Ramushin po të rrokullisen zhvillimet.

Po aq sa peta e hequr e lakrorit nga AAK mund ta vras ngarendjen pas b… të dashit ku po sheh LVV-ja, është e udhës të bëhet kujdes që edhe tharku i politikës të mos kthehet tërësisht në kënetë të fëlliqur!

Kontrolloni gjithashtu

Agnes Hohl: Behide Hasanaj – një grua me zemër të madhe

Behide Hasanaj – një grua me zemër të madhe Behide Hansaj ka lindur në Pejë …